Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PIKËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pikëzoj ose kur pikëzohet. Pikëzimi i karaktereve (i figurave, i personazheve). Pikëzim besnik i realitetit.
2. Vizë e bërë me pika të njëpasnjëshme; vizatim me pika e me vija. Pikëzime në enë balte.
3. min., gjeol. Secila nga njollat me ngjyrë të ndryshme në një shkëmb, në një mineral etj. Pikëzime kokrrizore.
4. sport. Mënyra se si bëhet vlerësimi me pikë; shënimi i pikëve të fituara në një garë. Sistemi i pikëzimit. Tabela e pikëzimit.
✱Sin.: vizatim, përshkrim, vezullim.
VIZATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vizatoj a vizatohet. Vizatimi i një luleje. Vizatim me laps (me ngjyra). Vizatim nga natyra. Mjetet e vizatimit. Fletore vizatimi.
2. Një nga format e shprehjes në artet pamore, arti i paraqitjes a i riprodhimit në letër të një objekti a të një figure ose elemente imagjinare nëpërmjet vijave etj. në një hapësirë, zakonisht në letër a në diçka tjetër, të cilat realizohen përmes lapsit, penës, me bojëra etj. Vizatim i lirë. Mësuesi i vizatimit. Ora e vizatimit. Kanë vizatim. Merret me vizatim. Vizatim teknik paraqitje në rrafsh e një sendi a objekti, i cili jep format e përmasat e tij.
3. Lëndë mësimore (art pamor) që bëhet në shkollë me qëllim që nxënësit të përvetësojnë këtë lëndë. Lënda e vizatimit. Ora e vizatimit.
4. Figura që vizatohet; figurë, lule a qëndismë që bëhet në stof, në basmë, në mure etj. Basmë me vizatime të bukura. Jastëk me vizatime. Bëri një vizatim.
5. bised. Letra ku është vizatuar diçka; fletore me fletë të bardha e të trasha që e përdorin nxënësit në shkollë për të vizatuar. Mblodhi vizatimet. Mbështolli vizatimin.
6. Formë e të shkruarit të psikologjisë së brendshme të fëmijës, mënyrë e shprehjes së ekzistencës, të historisë së tij; imazhe që mbeten në fletë me të cilat tregon për veten dhe për mjedisin ku jeton.
7. Paraqitja e vizatimeve të njëpasnjëshme nga veglat informatike në plane (ekrane të ndryshme), vizatimi informatik, vizatimi apo paraqitja e vizatimeve të krijuara nga veglat informatike në bazë të të dhënave që më parë njeriu i ka dhënë makinës. Bëri disa vizatime informatike. Vizatim informatik.
✱Sin.: pikëzim, vijëzim, vizim, figurë, fytyrim, përvijëzim, përvijim, grafikë, skicë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë