Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LODR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Hidhem e kërcej me qejf, bëj lodra nga gëzimi; argëtohem; luaj. Lodronin fëmijët në oborr. Qengjat po lodronin në livadh.
2. edhe kal. Flas me dredhi për të ngatërruar të tjerët; i bëj lodra dikujt; bëj lojë fjalësh; e vë në lojë dikë, e qesh, e tall. Lodronte me fjalë. Shumë po e lodron.
3. Ngas kalin me vrap. E lodroi kalin dhe e bëri tym e mjegull.
4. fig., iron. Tall, vë në lojë dikë; keqpërdor, drejtoj keq.
✱Sin.: luaj, hidhem, bredh, harboj, kërcej, pikëtoj, argëtohem, dëfrej, harbohem, zbavitem, shtirem, dredh, dredhoj, qesh, tall.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë