Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DAMLLÓSUR (i, e) mb., bised. 1. Që i ka rënë damllaja; që është i goditur a i paralizuar nga damllaja; i pikuar, pikërënë. Njeri i damllosur. Kafshë e damllosur. Rrinte si i damllosur.
2. Që i rëntë damllaja, damllamadh (si nëmë), damllarënë. -Ku vajti (ç'u bë), i damllosuri!
✱Sin.: damllamadh, damllarënë, i pikuar, pikëmadh, pikërënë.
PIKËGODÍTUR mb. Shumë i dëshpëruar; që është i shastisur; pikërënë.
PIKËGODÍTUR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është shumë i dëshpëruar; ai që i shastisur; pikërënë, pikëqëlluar.
2. si mallk., edhe përk. Që e godittë pika! Të godittë një pikë, o pikëgoditur!
PIKËLLÚAR (i, e) mb. Shumë i hidhëruar, i helmuar. Prind i pikëlluar. Nënë (motër) e pikëlluar. Ishte shumë i pikëlluar (nga vdekja e nënës). Qante e pikëlluar.
✱Sin.: i pikërruar, i pikët, i brengosur, i hidhëruar, i helmuar, i helmatisur, helm, i helmët, i athëtuar, i vrerosur, vrer, i shastisur, i dëshpëruar, i plagosur, i plasur, pikërënë, zemërplagosur, zemërvrarë, zemërplasur, zemërpërvëluar, zemërbrengosur, zemërdjegur, zemërndrydhur, zemërthyer, zemërnxirë, zemërsfilitur, zemërzhuritur, shpirtvrarë, shpirthelmuar, shpirtplagosur, shpirtbrengosur, shpirtzbrazur, i mjeruar, buzëplasur, buzëçarë, buzëqarë, buzëdjegur, buzëpërvëluar, buzëpjekur, buzëvrer, buzëkyçur, kokulur, i trishtuar, i rrushkulluar, i tronditur, i zhuritur, i vrarë, i vrertë, i lënduar, i djegur, i përvëluar, i shajtuar.
PIKËQËLLÚAR mb. Shumë i dëshpëruar; ai që është i shastisur; pikërënë, pikëgoditur.
PIKËQËLLÚAR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është shumë i dëshpëruar; ai që është i shastisur; pikërënë, pikëgoditur.
2. si mallk., edhe përk. Që e qëlloftë pika! E qëlloftë pika pikëqëlluarin!
SHAJTÚAR (i, e) mb. 1. Që është i sëmurë, i goditur; që është shajtuar. Fëmijë i shajtuar nga epidemia. Po qëndronte si i shajtuar. Djalë i shajtuar.
2. Që është i varruar, i mallkuar, i nëmur, pikërënë; që i rëntë pika (si nëmë). Fis i shajtuar. Është shtëpi e shajtuar. Këto duar të shajtuara nuk mbajnë më.
3. Që është i pjekur para kohe (për pemët). Pemë e shajtuar. Mos ha fruta të shajtuara! Kumbulla të shajtuara.
4. si em. ~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që shkakton zemërim, që sjell bezdi. E ndjek ngado kjo e shajtuar! S’pushuan këto të shajtuara!
✱Sin.: i varruar, i mallkuar, i nëmur, pikërënë, i truar, i shembur, i vrarë, i plagosur, i ganduar, i lënduar, i shituar.
SHASTÍSUR (i, e) mb. 1. Që i është prishur mendja, që është hutuar fare, i trullosur; i habitur shumë, që ka mbetur pa mend; i shushatur, shushamen, shushaq. E ndoqi me sy të shastisur. Mbetëm (qëndruam) të shastisur. Po vështronte si i shastisur. I shikonte njerëzit i shastisur.
2. keq. I ngathët nga mendja e hutaq, i humbur. - Nuk është e shtunë sot, ore i shastisur! Është i shastisur ai njeri.
✱Sin.: i shushatur, i trullosur, shushaq, brezhumbur, pikërënë, i hutuar, hutaq, i humbur, i përçartur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë