Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HÉLMTË ndajf. Pikëllueshëm; hidhërueshëm. Flet helmtë.
HELMÚESHËM ndajf., libr. Pikëllueshëm, me pikëllim.
HIDHËRÚESH/ËM ndajf. Me hidhërim; hidhur; pikëllueshëm. Qante hidhërueshëm.
✱Sin.: helmueshëm, pikëllueshëm, dëshpërueshëm, dëshpërimthi, zemërueshëm.
PANGUSHËLLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk gjen ngushëllim asgjëkund, që nuk mund ta ngushëllojë askush a asgjë, shumë i pikëlluar. Njeri i pangushëllueshëm.
2. Që nuk mund ta qetësojë a ta fashitë asgjë, shumë i rëndë. Dhembje (fatkeqësi) e pangushëllueshme.
✱Sin.: i papërdëllyeshëm, i pikëlluar, i pikëllueshëm, i paqetësueshëm, i rëndë.
PIKËLLÍMTHI ndajf. Me pikëllim, pikëllueshëm. Krillat iknin pikëllimthi. E përsëritën kërkesën pikëllimthi.
PIKËLLÚES,~E mb. Që të pikëllon. Ngjarje pikëlluese.
✱Sin.: hidhërues, helmues, brengosës, dhembjemadh, i dhembshëm, i pikëllueshëm, i pikët, zhuritës.
PIKËLLÚESHËM ndajf. Me pikëllim. Qante pikëllueshëm. E vështroi pikëllueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë