Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►DÉH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më turbullohet mendja e humbas kontrollin e vetvetes duke pirë raki, verë etj., pihem; kund. zhdehem. U deh me raki (me verë). U dehën të gjithë. Dehet shpejt. Nuk dehet kurrë. Kush pi veresie, dehet dy herë. (fj. u.). Pin’ vjehrrat e dehen-o, / Dehen, bëhen xurxull-o, / Edhe shajnë nuset-o. (folk.).
2. fig., vetv. Më turbullohet mendja, bie në një gjendje kënaqësie të madhe shpirtërore sa harroj gjithçka tjetër. U deh nga gëzimi (nga lumturia). U deh nga të mirat. Nuk dehet nga fjalët e bukura. U deh nga sukseset (fig.).
3. pës. e DEH.
✱Sin.: pihem, turbullohem, rrumbullohem, zdërhallem, skërdehem.
♦ Dehet pa *pirë (dikush) iron. Dehet me *ujë (dikush) iron. Tjetri *pi e ai dehet! (për dikë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë