Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BLEC ndajf., krahin. 1. Shumë, dendur, në sasi të madhe. Kanë mbirë farishtat blec.
2. Pa asnjë rrobë në trup, fare zhveshur; lakuriq në diell, si e ka lindur nëna. Kërcente blec. I zhveshur blec.
✱Sin.: lakuriq, zhveshur, zbuluar, cull, cullak, picak, picullak, dakull, dac, karkacul, vishkull, fshikull.
DAC ndajf. 1. Lakuriq, pa asnjë gjë në trup, picak, zbuluar, blec. U zhvesh dac.
2. Bosh; pa asnjë plaçkë (për shtëpinë); pa asnjë grosh në xhep. Ishte (mbeti) dac fare. E lanë dac. E kishte kuletën dac. Mbetëm dac.
✱Sin.: lakuriq, zhveshur, cull, cullak, picak, picullak, karkacul, zbuluar, fshikull, vishkull, blec, hapur, sheshit.
DÁKULL ndajf. 1. Lakuriq, zhveshur, pa asnjë rrobë në trup. Kërcente dakull.
2. Zbrazët, pa gjë brenda, bosh. E la dakull. Jemi dakull në shtëpi.
3. Si i ngrirë, shakull, thes, plis. Mbeti dakull. Ra dakull përtokë.
✱Sin.: lakuriq, zbuluar, zhveshur, cull, cullak, dac, picullak, vishkull, zbrazur, bosh, fyt, thatë, shakull, thes, plis, top, bëtikë, shuk.
LAKURÍQ ndajf. 1. Pa asnjë rrobë në trup, zhveshur krejt, fare zbuluar. Me këmbët (krahët) lakuriq. Mbeti lakuriq. Kishte dalë lakuriq. Jetonin lakuriq.
2. Pa rroba e pa këpucë, pa veshmbathjet e domosdoshme. I kishte (i mbetën) fëmijët lakuriq.
3. fig. Ashtu siç është, hapur, pa e zbukuruar aspak. Ia tha të vërtetën lakuriq. E nxori (e paraqiti) lakuriq diçka. U zbulua lakuriq diçka.
✱Sin.: cull, cullak, picak, picullak, dakull, dac, karkaluc, vishkull, zhveshur, fshikull, hapur, zbuluar, blec.
♦ I ka hipur kalit lakuriq (dikush) mospërf. 1. Ka zënë një vend a ka marrë një detyrë shoqërore pa e merituar e pa qenë i përgatitur për të. 2. shih i është rritur mendja (dikujt). Lakuriq me duar në xhepa shaka. pa gjë e pa punë; thuhet edhe për diçka absurde. E la lakuriq (dikë) ia mori të gjithë pasurinë, s’i la asgjë, e zhveshi nga gjithçka; nuk i ka dhënë asgjë për të jetuar, e ka lënë pa asnjë mjet jetese; e la gisht; e la trokë; e la presh në diell; i thau kupën (dikujt); e bëri akull; e bëri fushë. Mban *ferra lakuriq (dikush). Mbeta lakuriq (në diell) mbeta fare pa gjë, nuk kam asgjë për të jetuar; u varfërova, s’kam më as pasuri as katandi, jam i zhveshur nga çdo gjë; mbeta gisht; mbeta (ngela) me gisht në gojë; mbeta në udhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve). *Pisk e lakuriq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë