Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PICËRRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Djalë i vogël; djalë me trup të vogël.
2. zool. Zvarranik i ngjashëm me hardhucën, por më i madh se ajo, me pika të verdha në trup, që del zakonisht në pranverë pas shiut; pikëlore, salamandër.
✱Sin.: vogëlan, picirrak, picinakë, picërrok, picorr, pikëlore, picimul, picirang, salamandër.
PICËRRÁK,~E mb. 1. Që ka shtat të vogël; shumë i vogël; picërr. Fëmijë picërrak. Me hundë picërrake.
2. I vogël në moshë.
3. fig., tall. Dobiç.
4. fig., keq. Rrugaç, i paedukatë.
✱Sin.: i vogël, vogëlush, i vocërr, picirruk, picirrak, picërrok, picërruk, picorr, pilipuç, xhuxh, shtatvogël, kacamic, shtatshkurtër, trupvogël, dobiç, rrugaç, i paedukatë.
STRAMISTRÉC,~EI mb., bised. Që është shumë i shkurtër. Djalë stramistrec. Kujt i ngjau ky fëmijë stramistrec!
✱Sin.: shkurtabiq, i shkurtër, burrac, burrec, burravogël, mic, xhuxh, xhuxhmaxhuxh, xhuxhumak, bërçuk, picërrak, picorr, picirruk, picingul, çufrak, rrumaduc, cung, i vocërr, i vockël.
STRAMISTRÉC,~III m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Djalë shumë i shkurtër. Stramistreci ishte i zgjuar. Stramistrecat e klasës.
✱Sin.: shkurtabiq, burrac, burrec, buburrec, burravogël, mic, xhuxh, njerith, xhuxhmaxhuxh, xhuxhumak, herr, bërçuk, cumrak, picërrak, picorr, picirruk, minuk, çufrak, rrumaduc, rrëgjukull, fiçor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë