Fjalori

Rezultate në përkufizime për “picigone”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PILIPIZGË

PILIPÍZG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pipëzbëhet nga lëkura e cërmëdellit apo e lofatës
Sin.: pipëz, kacaule, fifizë, filikaçkë, picigone, zamare, zumare.

PIPËZ

PÍPËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lloj fyelli, i hollë e i shkurtër, me tytën prej kallami ose prej kashte gruri a tërshëre. Pipëz dyshe pipëz me dy tyta. Melodi me pipëz. I bie pipëzës.
2. kim. Gyp i vogël prej qelqi, që përdoret për të marrë pak lëng nga një enë, zakonisht duke e thithur. Pipëz e shkallëzuar.
3. Pipi i një vegle muzikore frymore.
Sin.: pipizane, pizgë, pilipizgë, pipë, pipiranxhë, pitiqe, picigone, cingonë, filizë, filikaçkë, torolingë, duduk, glyrë, pip, pipth, kllapë, biule, camunzë, gjuhëz, zamare, fyell, bigë, gypth.
I bëri veshët pipëz (dikush) nisidëgjojë me vëmendjemadhe, u përqendrua e u përpoq të mos i shpëtonte asgjë pa dëgjuar; hapi veshët; i ngriti (i bëri) veshët bigë; i bëri veshët katër; i mban veshët përpjetë. I ranë pipëzat (dikujt) iron. hoqi dorë nga krenaria dhe nga mburrja e kotë, nuk krekoset më; u më i shtruar, më i bindur e më i thjeshtë; i ra hunda; i ranë pendët; i ranë veshët; i vari (i uli) veshët (dikush); e uli bishtin (dikush); kund. e ka çuar (e ka ngritur) hundën (përpjetë) (dikush). I gjetën pipëzat (pipat) (njëri me tjetrin) shih i gjetën telat (njëri me tjetrin). I kanë pipëzat (pipat) bashkë janëlidhur ngushtë njëri me tjetrin, kanë diçkapërbashkët, përputhen e pajtohen njëri me tjetrin (zakonisht jo me ngjyrim miratues). I ka veshët pipëz (pipë) (dikush) dëgjon shumë mirë, ka dëgjimmprehtë, kap edhe zëraulëta; dëgjon me vëmendjemadhe, që të mos i shpëtojë asgjë; i ka veshët bilbil. I mban veshët pipëz (dikush). 1. Është njeri i zgjuar e i shkathët, që i kap shpejt e shpejt gjërat. 2. keq. Rri e përgjon se ç’thonëtjerët; merret me thashetheme. I prishën pipëzat (pipat) u zunë e u ndanë, i prishën lidhjet e marrëdhëniet e mirakishin njëri me tjetrin, nuk i kanëpunët mirë ndërmjet tyre; kund. i puqën pipëzat. I puqën pipëzat (pipat) merrem vesh mirë ndërmjet tyre, pajtohem e shkojnë mirë; i puqën fitilat; kund. i prishën pipëzat (pipat).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.