Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ZVOGËL/ÓHEM jovep. ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhet më i vogël; pakësohet, ulet, ngushtohet etj.; bëhet më i shkurtër, shkurtohet; kund. zmadhohet, rritet, shtohet, zgjerohet. Rrobat i janë zvogëluar shumë. Është zvogëluar dita (nata). Iu zvogëlua shpejtësia. Balli i tij ishte zvogëluar e ishte rrudhur. - Kanë hyrë teshat, janë zvogluar nga e lara e nuk më bëjnë më. Zhurma nis e zvogëlohet derisa shuhet fare.
2. fig., vetv., vet. v. III Pakësohet a ulet forca, vlera etj. e dikujt a e diçkaje, paraqitet a quhet më pak e rëndësishme nga ç’është në të vërtetë. Përgjegjësia e tij zvogëlohet mjaft. Kjo mundësi po zvogëlohet. Rëndësia e kësaj vepre është duke u zvogëluar. Ndikimi i tyre është zvogëluar mjaft. Pasqyrimi i dritës zvogëlohet me shpejtësi. Me plakjen fillon të zvogëlohet edhe aftësia për punë.
3. pës., vet. v. III e ZVOGËLÓJ.
✱Sin.: vogëlohem, vocërrohem, picërrohem, vocërrohem, pakësohet, kruspullohem, mpakem, ngushtohet, shkurtohet, mekem, rrëgjohem, mblidhem, tkurrem, tulatet, pulitet, futet, ulet.
♦ M’u zvogëluan *sytë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë