Fjalori

Rezultate në përkufizime për “petullor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PETULLAN
SHESHMË
SHESHTË

SHÉSHTË (i, e) mb. 1. Që e ka sipërfaqenniveluar, që ka njëtrajtshmëri, pa të ngritura e pa gropa, i rrafshët; që e ka sipërfaqenlëmuar. Tokë e sheshtë. Terrenesheshta. Sipërfaqe (rrugë) e sheshtë. Pistë e sheshtë. Limë e sheshtë.
2. Që e ka majën e shtypur. Kësulë e sheshtë. Vezë e sheshtë. Punto shpimi e sheshtë.
3.është i rrafshët e i cekët (për enët), i përfushtë; kund. i thellë. Tigan i sheshtë. Enë të sheshta. Tas sallate i sheshtë. Kullesë e sheshtë.
4. Që nuk ka bark, që e ka belintheksuar. Bark i sheshtë. Me barksheshtë. Çaj për një barksheshtë. Ushtrime për një barksheshtë.
5. Që nuk ka takë ose që ka takë shumëulët. Çizme (këpucë) të sheshta. Kishte veshur një palë shapkasheshta. Nuk ndihej mirë me sandale krejtsheshta.
6. fig. është i lirë nga pengesat, pa vështirësi, i hapur, i shtruar. E ardhmja e saj ishte një rrugë e sheshtë. Kjo punë nuk është aq e sheshtë sa duket.
7. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për konceptendryshme. Shtyp i sheshtë shtypshkr. mënyrë shtypi që ka të bëjë me shkronjat e radhitura a të derdhura e të faqosura, figurat, skicat etj. të cilat vendosen në një rrafsh horizontal. Taksë e sheshtë (fin.) normë e tatimit e barabartë për të gjithë.
Sin.: i rrafshët, i përfushtë, i përsheshtë, i shtrirë, petullak, petullor, plloçak, shpatuk, petashuq, i nderë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.