Fjalori

Rezultate në përkufizime për “petoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HOLLOJ

HOLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të hollëtrup; e bëj diçka më të mprehtë e me majë, e mpreh. Holloj shkopin. Holloj telin. Holloj bishtin e sqeparit. I holloi vetullat. Holloj majën e lapsit.
2. E bëj diçka më të hollë (për një sendrrafshët a të shtrirë), e bëj si cipë a si petë; bëj petë, tëholl. Holloj dërrasën (pllakën). Holloj petët për byrek.
3. E bëj diçka më të ngushtë, e më të hollë; e ngushtoj. Holloj brezin (rripin). Holloj vijën.
4. E bëj diçka më të lëngshme, duke i hedhur ujë a një lëng tjetër. Holloj qumështin (kosin). Holloj tretësirën (kim.). Holloj verën (alkoolin). Holloj gëlqeren (bojën). Holloj ngjyrat. E holloj me ujë (me benzinë) diçka.
5. E bëj më të lartë, e bëj më të hollë (për zërin). Holloj zërin.
6. fig. Bëjdikushketë ndjeshmëri më të madhe; ia mpreh shqisat. Ta hollon veshin (nuhatjen).
7. fig., vet. v. III E bëj dikë më të zgjuar a më të mprehtë. Ta hollon mendjen.
8. fig., vet. v. III E bën më të përsosur; e fisnikëron. T'i hollon ndjenjat. Ta hollon shijen.
9. edhe fig., bised. E dobësoj dikë a diçka, e bëj më të dobët; e bëj më të varfër (për tokën, për ekonominë e diçkaje). E holloi sëmundja. I holloi dimri bagëtitë. E holloi shiu (kripa) tokën. Mungesa e gjatë e prodhimeve e holloi ekonominë e vendit.
10. fig., bised. Ia them diçka me hollësi, e sqaroj fill e për pe; e stërholloj. Ia holloi ngjarjen. I kanë holluar shumë punët.
11. fig. E bëj më të kuptueshëm e më të qartë, bëj që të tingëllojëbukur e më mirë; e bëj më të thjeshtë (për gjuhën, të folurit). E ka holluar gjuhën.
Sin.: petëzoj, tëholloj, petoj, tëholl, mpreh, dobësoj, tret, thaj, thatoj, stërholloj, imtësoj, varfëroj.
E holloi *bajgën (dikush) keq. E ka holluar *gjuhën (dikush). E hollon *qumështin (dikush).

PETIM
PETËZOJ

PETËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shtrij e holloj një copë metali me anëngjeshjes a të shtypjes për t’i dhënë trajtën e një flete, bëj petë një metal. Petëzoj çelikun (arin, hekurin, bakrin).
Sin.: holloj, petoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.