Fjalori

Rezultate në përkufizime për “petëzoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FLETËZOJ

FLETËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Petëzoj (metalin). Fletëzuan disa shufra hekuri.

HOLLOJ

HOLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të hollëtrup; e bëj diçka më të mprehtë e me majë, e mpreh. Holloj shkopin. Holloj telin. Holloj bishtin e sqeparit. I holloi vetullat. Holloj majën e lapsit.

2. E bëj diçka më të hollë (për një sendrrafshët a të shtrirë), e bëj si cipë a si petë; bëj petë, tëholl. Holloj dërrasën (pllakën). Holloj petët për byrek.

3. E bëj diçka më të ngushtë, e më të hollë; e ngushtoj. Holloj brezin (rripin). Holloj vijën.

4. E bëj diçka më të lëngshme, duke i hedhur ujë a një lëng tjetër. Holloj qumështin (kosin). Holloj tretësirën (kim.) zvogëloj përqendrimin e substancës së tretur në ujë. Holloj verën (alkoolin). Holloj gëlqeren (bojën). Holloj ngjyrat. E holloj me ujë (me benzinë) diçka.

5. E bëj më të lartë, e bëj më të hollë (për zërin). Holloj zërin.

6. fig. Bëjdikushketë ndjeshmëri më të madhe; ia mpreh shqisat. Ta hollon veshin (nuhatjen).

7. fig., vet. v. III E bëj dikë më të zgjuar a më të mprehtë. Ta hollon mendjen.

8. fig., vet. v. III E bën më të përsosur; e fisnikëron. T'i hollon ndjenjat. Ta hollon shijen.

9. edhe fig., bised. E dobësoj dikë a diçka, e bëj më të dobët; e bëj më të varfër (për tokën, për ekonominë e diçkaje). E holloi sëmundja. I holloi dimri bagëtitë. E holloi shiu (kripa) tokën. Mungesa e gjatë e prodhimeve e holloi ekonominë e vendit.

10. fig., bised. Ia them diçka me hollësi, e sqaroj fill e për pe; e stërholloj. Ia holloi ngjarjen. I kanë holluar shumë punët.

11. fig. E bëj më të kuptueshëm e më të qartë, bëj që të tingëllojëbukur e më mirë; e bëj më të thjeshtë (për gjuhën, të folurit). E ka holluar gjuhën.

Sin.: petëzoj, tëholloj, petoj, tëholl, mpreh, dobësoj, tret, thaj, thatoj, stërholloj, imtësoj, varfëroj.

E holloi *bajgën (dikush) keq. E ka holluar *gjuhën (dikush). E hollon *qumështin (dikush).

KALANDROJ

KALANDR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR tek., mek. Kalojkalandër për të lëmuar një pëlhurë a një stof, për të petëzuar një llamarinë etj.; petëzoj. Kalandroj stofin (pëlhurën, llamarinën).

LAMINOJ

LAMIN/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Petëzoj, prodhoj laminat.

PETOJ

PET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj petë, tëholl brumin me petës, tëholloj, petëzoj.
2. E dobësoj dikë, e tret. E petoi sëmundja.
Sin.: holloj, tëholloj, petëzoj, dobësoj, tret.

PETËZIM
PETËZOJ

PETËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shtrij e holloj një copë metali me anëngjeshjes a të shtypjes për t’i dhënë trajtën e një flete, bëj petë një metal. Petëzoj çelikun (arin, hekurin, bakrin).
Sin.: holloj, petoj.

PLLAKËZOJ

PLLAKËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. E bëj pllakë ose si pllakë diçka. I ftohti e pllakëzoi akullin e liqenit.
Sin.: pllakoj, petëzoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.