Fjalori

Rezultate në përkufizime për “peshkve”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KATRAN

KATRÁN,~I m. 1. Lëng viskoz dhe i zi që nxirret nga distilimi i thatë gjatë përgatitjesqymyritdrurit ose nga nafta, i cili përdoret për të prodhuar bojërandryshme, për të lyer rrotat e qerreve etj.; peshkve. Katran qymyri. Lyej me katran.
2. Zift; pisë, serë.
3. si mb., bised. Shumë i zi; sterrë i zi. Me flokë katran.
4. fig., sh. ~Ë, ~ËT shar. Njeri i papastër ose pistë.
5. edhe si mb., fig., keq. Njeri zemërlig e shpirtkazmë; njeri mashtrues dhe i fëlliqur. Ia prishi jetën ai katrani. Njeri i keq si ai katrani.
6. edhe si mb., fig. Njeri fatkeq dhe i mjerë; ditëzi. E zuri belaja katranin.
8. si ndajf. Shumë; tepër. Katran i zi (e zezë).
Sin.: zift, pisë, peshkve, serë, sterrë, ditëzi, shumë.
E ka zemrën (shpirtin) katran (dikush) shih e ka zemrën (shpirtin) sterrë (dikush). Katran me bojë. 1. Shumë i keq, i zi nga çdo anë (për dikë). 2. Në gjendje shumëkeqe; që s’i ka mbetur asgjë e mirë (për diçka). Me *squfur e katran.

PESHKVE

PÉSHKV/E,~JA f. 1. Lëng i trashë veshtullor, me ngjyrëerrët në të zezë dhe me një erë të veçantë, që nxirret kryesisht nga përpunimi me zjarr i rrëshirës ose i degëvedrurëve halorë dhepërdoret për të lyer rrotat e qerreve etj. Peshkve pishe. Peshkve nga mbeturinat e druve.
2. Katran, pisë. Lyej me peshkve.
Sin.: katran, pisë, dyllë, rrëshirë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.