Fjalori

Rezultate në përkufizime për “peshkop”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ABAT

ABÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Ai që ështëkryemurgjve në një abaci ose në një manastir; titull kishtar i afërt me atë të ipeshkvit; prift katolikvendet ku vepron kisha katolike, që ka përgjegjësi për administrimin e një manastiri dhe për jetën shpirtërorekomunitetit fetarbanon aty. Abati i Mirditës.
Sin.: kryemurg, ipeshkëv, peshkop, rregulltar.

ARGJIPESHKËV

ARGJIPÉSHK/ËV,~VI m. sh. ~VÍJ, ~VÍJTË fet. Titull fetarkishën katolike, gradë më e lartë se peshkopi; ai që mban këtë titull, kryetar i një argjidioqeze (në vendet ku vepron kisha katolike); kryeipeshkëv, kryepeshkop i lartë, peshkop i lartë. Selia e argjipeshkvit. Argjipeshkvi mbajti meshën solemne. U emërua argjipeshkëv nga kardinali.
Sin.: kryepeshkop, kryeipeshkëv, arkipeshkop.

BARITOR
EKZARK

EKZÁRK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Peshkop i kishës ortodokse, nën patriarkun e mbi mitropolitin. Ekzark i Ilirisë. Ekzark i patrikanës ekumenike. Ekzark patriarkal. Caktimin e tij si ekzark.

EPARK

EPÁRK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Peshkop, kryetar i një eparkie (kryesisht për kishën ortodokse). Eparku i Horës. Eparku ishte një peshkop i ri dhe i përkushtuar. E shuguroi eparkun.

EPISKOP
HIERARK

HIERÁRK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mban një pozitëlartë drejtuese; autoriteti në një strukturë fetare, zakonisht brenda kishës.
2. fet. Kryeprift i kishës ortodokse.
Sin.: autoritet, udhëheqës, zyrtar, kryeprift, peshkop, ipeshkëv, ithtar.

IMZOT

IMZÓT,~I m., vjet. 1. fet. Titull që i jepej peshkopit ose kryepeshkopit. Imzot Fan Noli.
2. Emër me të cilin shërbyesi thërristezotin.
3. Emër me të cilin gruajadisa vise të Shqipërisë thërriste burrin e vet.
Sin.: peshkop, kryepeshkop.

IPESHKËV

IPÉSHK/ËV,~VI m. sh. ~VIJ, ~VIJTË fet. Peshkop katolik. I zgjedhur ipeshkëv. Ipeshkëv i Shkodrës.
Sin.: peshkop, abat.

KATEDRALE

KATEDRÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET art., fet. Kisha e parë dhe kryesore në një qytet ku ushtron veprimtarinë një peshkop a një ipeshkëv; vendi ku është ndërtuar kjo kishë; kryekishë. Kambanat e katedrales. Katedralja e Korçës (e Këlnit).

MITROPOLIT

MITROPOLÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Peshkop ortodoks, që ushtron pushtetin fetar në një mitropoli; titulli më i lartë i peshkopitkishën ortodokse; titullari i mitropolisë (në vendet ku vepron kisha ortodokse).

PESHKOP

PESHKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fet. Kryetari i një dioqeze ortodokse, dhespot.
2. bised., shaka. Ai jepet shumë pas librave e studimit, sa shkëput lidhjet me njerëzit dhe me jetën e gjallë. Është bërë peshkop.
Sin.: dhespot, imzot, ipeshkëv, hirësi.

PESHKOPATË

PESHKOPÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fet. 1. Dioqeza ortodokse që ka në krye një peshkop. Peshkopata e Ohrit. Peshkopatat e Shqipërisë së Jugut.
2. Ndërtesa ku rri peshkopi (në vendet ku vepron kisha ortodokse). I nis për në peshkopatë.

PONTIFIK

PONTIFÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me pontifikatin, me papatin ose me një prift të rangut të lartë.
2.bëhet nga një papë, nga një peshkop, nga një prelat etj. Meshë pontifikale.

PRELAT

PRELÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zyrtar i lartë i kishës katolike (kardinal, peshkop, abat, etj.), që ka pushtet në një rrethcaktuar. Ndihmesa e prelatëve françeskanë për mbledhjen, për botimin e për studimin e këngëvekreshnikëve.

TITULLAR
VLLADIKË

VLLADÍK/Ë,~A m. sh. ~Ë, ~ËT Peshkop ortodoks. Ai vlladika i kishës ortodokse.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.