Fjalori

Rezultate në përkufizime për “peshim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PASAKTË

PASÁKTË (i, e) mb. 1. Që nuk është matur, njehsuar a vlerësuar me përpikëri, që ka të meta, që nuk është bërë me përpikëri; që nuk e jep diçka me saktësi, jo i përpiktë, i papërpiktë; kund. i saktë. Peshim i pasaktë. Matje e pasaktë. Përfundim i pasaktë. Përgjigje e pasaktë. Punë e pasaktë. Lajm i pasaktë. Të dhëna të pasakta.
2. Që nuk mund t’i zësh besë me siguri, që e bën punën a detyrën pa kujdes e më të meta; i papërpiktë; kund. i saktë. Njeri i pasaktë.
Sin.: i papërpiktë, i gabuar, i pakujdesshëm, i çrregullt.

PESHIM
PESHUAR

PESHÚAR,~IT (të) as. Peshim.

PESHËMATJE

PESHËMÁTJ/E,~A f., libr. 1. Matja e peshës a kontrollimi i peshësdiçkaje me anëpeshores (kryesisht për mallratnxirrenshitje); peshim. Kundërvajtjepeshëmatje.
2. Kontrollimi i saktësisë së peshoreve. Zyra e peshëmatjes zyramerret me kontrollimin e peshoreve. Saktësia e peshëmatjes.

PËRFILLJE
PËRSIATJE

PËRSIÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përsiat ose kur përsiatem. Përsiatja e punës.
2.menduarit thellë, rrahja mirë me mend e gjërave për të gjetur shkaqet e arsyet e diçkaje, për të zbuluarvërtetën, për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje a një mëdyshjeje etj. Përsiatjet e poetit. Përsiatjet mbi natyrën (mbi jetën e njeriut).
Sin.: menduar, rrahje, peshim, shqyrtim, shoshitje.

TEREZITJE

TEREZÍTJ/E,~A f., bised. 1. Gjendja kur e vë në terezi; vënierregull (për punët, për gjërat).
2. Veprimi kur terezit diçka; kur e vë në rregull, si duhet. Terezitja e punëve. Terezitja e armës. Terezitja e dokumenteve.
Sin.: baraspeshim, rregullim, matarim, matje, peshim, përgatitje.

TOROSHOSHJE

TOROSHÓSHJ/E,~A f., bised. Shoshitje mirë e një pune a e një çështjeje para se t’i futesh; shqyrtim i diçkaje ngagjitha anët. Toroshoshja e mendimeve.
Sin.: shoshitje, stërshoshitje, rrahje, peshim, shqyrtim, analizim.

ÇMUARJE

ÇMÚARJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çmoj diçka a dikë ose kur çmohet. Çmuarja e dëmit. Çmuarja e mallit. Çmuarja e ngjarjeve.
2. drejt. Përcaktimi i vërtetësisë dhe fuqisë provuese të faktit. Çmuarje e provave penale.
Sin.: vlerësim, llogaritje, lartësim, lavdërim, peshim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.