Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PABË́RË (i, e) mb. 1. Që nuk është bërë, që nuk ka ndodhur; kund. i bërë. E dënuan për një faj të pabërë. Ktheheshin duke shpikur një luftë të pabërë. Do t’i përgjigjem edhe pyetjes së pabërë. Shtëpi e pabërë. Analiza të pabëra.
2. Që nuk është pjekur, i paarrirë (për pemët e bimët); kund. i pjekur, i bërë. Mollë (kumbulla) të pabëra. Rrush i pabërë. Pambuk i pabërë. I këputi të pabëra. Nuk i ha të pabëra.
3. Që nuk është bërë i plotë; që nuk ka përfunduar një cikël ripërtëritjeje. Hënë e pabërë hënë që nuk është pesëmbëdhjetëditëshe.
✱Sin.: i papjekur, i paarrirë, i pakryer, i papërfunduar, i pambaruar, i pambyllur, i mbetur, i mbetshëm, i pangjarë, i pandërruar, i paorganizuar, i pasistemuar.
♦ *Rrush i pabërë (i papjekur) mospërf.
PESËMBËDHJETËDÍTËSH,~I m. sh. ~A, ~AT Periudhë kohe e barabartë me pesëmbëdhjetë ditë; gjysma e një muaji si kohë pune. Pesëmbëdhjetëditëshi i parë (i dytë) i muajit.
PESËMBËDHJETËDÍTËSH,~E mb., libr. 1. Që zgjat pesëmbëdhjetë ditë; që kryhet brenda pesëmbëdhjetë ditëve, pesëmbëdhjetëditor. Periudhë pesëmbëdhjetëditëshe. Punë pesëmbëdhjetëditëshe.
2. Që ka pesëmbëdhjetë ditë që ka lindur, është shfaqur a është bërë. Foshnjë pesëmbëdhjetëditëshe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë