Fjalori

Rezultate në përkufizime për “perspektiv”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AEROFOTOGRAFIM

AEROFOTOGRAFÍM,~I m., av. Fotografim perspektiv i objekteve të ndryshme dhe i terrenit nga ajri. Aerofotografim i realizuar nga droni. Nuk ishte i lehtë aerofotografimi që i bëmë terrenit malor.

PERSPEKTIV

PERSPEKTÍV,~E mb., libr. 1. Që e paraqit sendin në një sipërfaqerrafshëtmënyrëtillë, që të japë përshtypjen e përmasave të tij, të vëllimit, të largësisë etj. Prerje perspektive. Vizatim perspektiv.
2. Që ka të bëjë me të ardhmen e dikujt a të diçkaje; që është parashikuar për të ardhmen, jo i sotëm; që do të bëhet a do të kryhet në të ardhmen. Plan (program) perspektiv. Zhvillimi perspektiv. Detyra (qëllime) perspektive.

PLAN

PLAN,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Lloj vizatimiparaqet me anë vijash e shenjashposaçme dhe në një shkallë shumëzvogëluar një sipërfaqevogël toke, hartë e shkallëzuar. Plan topografik. Plani i vendit.
2. Vizatimparaqetpërmasa zakonisht të zvogëluara pamjen nga një anë ose prerjen sipas një rrafshi të një sendi, të një ndërtese, të një pajisjeje etj., që do të ndërtohet a do të prodhohet; skicë. Plani i qytetit. Plani i ndërtesës (i portit, i aeroportit). Plani i bibliotekës kombëtare. Shkalla e planit. Plan i përgjithshëm. Plan rregullues. Plan topografik.
3. Tërësi masash të menduara e të caktuara që më parë, që parashikojnë ecurinë a mënyrën e zhvillimit të një pune a veprimtarie, vëllimin e afatet e saj etj. Plani i punës. Plani i infrastrukturës rrugore (i ndërtimeve urbane). Plani vjetor i punës shkencore. Plani i stërvitjessportistëve. Punë me (pa) plan. Bën planehava (keq.)
4. ek. Tërësia e detyrave, e treguesve dhe e mjeteve për plotësimin e tyre, që përcaktohen a përllogariten që më parë për zhvillimin e harmonishëmekonomisë e të kulturës gjatë një periudhecaktuar; dokumenti ku janë shënuar këto detyra e masa. Punojnë me plane afatshkurtra (afatgjata). Plani vjetor (tremujor, mujor). Plani perspektiv plani për disa vjet në të ardhmen. Plan ekonomik (financiar). Plan shtetëror. Plan shkencor. Ekonomi pa plan. Miratoj planin. E plotësuan (e tejkaluan) planin.
5. Pikat ose vijat kryesore një studimi etj.; skicë. Plani i orësmësimit. Bëj planin e studimit.
6. fig. Qëllimi a synimiduamarrijmë dhe që e parashikojmë që më parë. Plan i guximshëm. Planeerrëta antikombëtare. Ia prishën planet. S’i doli plani.
7. Fusha e veprimtarisë ose lëmi i shfaqjesdiçkaje; mënyra e shqyrtimit të diçkaje, drejtimi a këndi me të cilin e shohim; rrafsh (zakonisht në tog me parafjalën ). planin ekonomik (politik, teorik, moral, shoqëror). Në planin kombëtar (ndërkombëtar, botëror). Në planin kohor (historik). Del në dy plane.
8. Vendndodhja e një sendi a e një objekti lidhur me largësinë e tij nga shikuesi. Vinteprapa, në plandytë. Janë në një plan.
9. fig. Vendi që zë dikush a diçka sipas rëndësisë që ka (kryes. me një numëror rreshtor). E nxoriplanparë. E vuriplandytë. Kalonplanfundit.
10. gjeom. Rrafsh. Plan i pjerrët (pingul, horizontal). Plane paralele. Plani i meridianit. Plani i ekuatorit. Drejtëzat e një plani.
Sin.: planimetri, skicë, program, qëllim, shestë, shestim, rrafsh, planifikim, vizatim, hartë, grafik, skemë, masa, detyra, tregues, përmbledhje, synim, fushë, lëmë, mënyrë, drejtim, tertip, këndvështrim, mendim, sajim, vendndodhje, vend.
Ka dalëplanparë (diçka) libr. është bërë më e rëndësishmja e me kryesorja, është bërë e paraduhet zgjidhur. I vë në një plan libr. i quaj njësoj, i barazoj dy a më shumë njerëz, sende etj.; i vlerësoj barabar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.