Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LUÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Panthera leo) Kafshë e egër gjitare, e madhe, mishngrënëse, me lesh të shkurtër e të verdhemë, me një tufë qimesh në fund të bishtit (dhe te mashkulli me një kreshtë a kurorë qimesh të gjata në qafë e rreth kokës), që ndodhet në disa vise të Afrikës, të Azisë etj. dhe që mbahet si kafsha më e fortë në përleshje me të tjerat. Gjuetia e luanëve. I fortë si luan. Luftoi si luan.
2. fig. Njeri trim, guximtar e i fortë. Luan i fushës sportist shumë i fortë. Luan në zemër njeri shumë trim.
3. si mb., fig. Sipas kuptimit 2 të emrit. Djalë luan.
4. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për kafshë që lidhen me këtë emër. Luani i detit (lat. Zalophus) lloj foke e madhe, që mund të ecë në katër gjymtyrë, që jeton kryesisht në ujërat e buta tropikale dhe subtropikale të Oqeanit Paqësor. Luani aziatik (lat. Panthera leo persica) luan që rritet kryesisht nw Indi, që është më i vogël në trup, me kreshtë më të shkurtër dhe më të rrallë; luani indian, luani persian.
✱Sin.: trim, i guximshëm, guximtar, asllan, sypatrembur, i fortë.
♦ Ka *zemër luani (dikush). *Pjesa e luanit libr. Me *zemër luani.
SHARMÁK [SHARRMÁK],~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Perca fluviatilis) Lloj peshku shpatuk i ujërave të ëmbla, me shirita të errët në kurriz dhe pendë të kuqe në portokalli; perka, peshku persian, sharroku. Kishte zënë sharmak. Po pastronte pak sharmak.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme të këtij peshku. Sharmaku heshtor (lat. Sander lucioperca) peshk i ujërave të ëmbla, por edhe të kripura, i përhapur në Evropë dhe Azinë Perëndimore; sharmaku i argjendtë, sharmaku i egër. Sharmaku i artë (lat. Plectroplites ambiguous) peshk i ujërave të ëmbla me ngjyrë të artë. Sharmaku i detit (lat. Roccus saxatilus) korbazi. Sharmaku i detit i verdhë (lat. Morone interrupta, Perca flavescens) sharroku i verdhë. Sharmaku i lumit (lat. Perca fluviatilis) sharmaku.
✱Sin.: sharrok, gergeq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë