Fjalori

Rezultate në përkufizime për “perri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HYRI

HYRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mit. Vajzë a nuse shumë e bukur, që parafytyrohej sikur qëndronteparajsë për të bërë më të lumtur shpirtrat e njerëzve; virgjëresha e parajsës. Hyritë e xhenetit.
2. folk. Personazhpërfytyrohet si grua bukur dhe e mirë (figurëpërrallat popullore). Hyria e bukur. Hyria e detit figurë e përrallave, që përfytyrohet gjysma si peshk e gjysma si grua.
3. fig. Grua a vajzë shumë e bukur, që s'e ka shoqen për bukuri; perri.

PERRI

PERRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mit. Figurë e besimeve popullore, që përfytyrohej si një vajzë shumë e bukur; hyri.
2. mit. Xhind.
3. fig. Vajzë a grua shumë e bukur. U martua me një perri. E bukur si perri, mendtë firifi. (fj. u.).
Sin.: hyri, xhinde, shtojzovalle, e bukur, bukuroshe, buklore.

SABAREGJETH

SABAREGJÉTH mb., euf. Shtojzavalle. Vajza sabaregjeth po hiqte shaminë.
Sin.: zanë, lume, melaqe, perri, rreshtmirë.

ZANË

ZÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mit. Figurë e besimeve popullore shqiptare, që përfytyrohej si vajzë shumë e bukur dhe luftarake, e cila jetontemale e në pyje, u ndihmonte trimave, por kishte fuqi edhendëshkonte duke shituar; peri, orë, të lume. Zanë mali. Logu i zanave. E bukur si zanë. Djem (trima) si zana. E shitoftë zana! (mallk.). E vrafshin zanat! (mallk.). bekofshin zanat! (ur.). - Zana jini e zana qofshi! / Besa besë e fjala fjalë, / Dhitë e egra u qofshin falë! (folk.). Mos prek ku s’duhet, se të prek zana e malit. (fj. u.).
2. fig. Vajzë a grua shumë e bukur. E bukurafort se zanë. (folk.).
Sin.: perri, orë, të lume, melaqe, zërë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.