Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKZEKUTÚES,~E mb., zyrt. Që lidhet me ekzekutimin, që ekzekuton. Autoriteti ekzekutues i ligjit. Agjenci ekzekutuese e projekteve. Aparat ekzekutues. Forcë ekzekutuese. Elementi ekzekutues.
✱Sin.: zbatues, realizues, interpretues, performues, vrasës.
EKZEKUTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që zbaton një ligj, një vendim, një urdhër, një marrëveshje etj. Ekzekutuesi i urdhrit (vendimit). Ekzekutuesi i kontratës. Ekzekutuesi i projektit. Ekzekutuesit kryesorë të vendimeve.
2. drejt. Ai që merr pjesë drejtpërsëdrejti në kryerjen e një vepre penale. Ekzekutuesi i vendosjes së tritolit. Ishte ndër ekzekutuesit e planit për vjedhjen në Rinas.
3. Vrasës. Ekzekutuesi fshihet në Shqipëri. Ekzekutuesi i komisarit të policisë. Ekzekutuesit me pagesë në Shqipëri.
4. muz. Ai që luan një pjesë muzikore. Ekzekutuesi i sonatës. Ekzekutuesit e trios së Shubertit.
5. sport. Ai që kryen lëvizje të caktuara të teknikës së një sporti. Ai është ekzekutuesi i penalltisë. Ekzekutuesi i goditjes së dënimit. Ekzekutuesi më i mirë i penalltive.
✱Sin.: zbatues, realizues, interpretues, performues, vrasës.
PERFORMÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që performon. Me artistët performues nga Tirana. Perfomues rruge.
PERFORMÚES,~E mb. Që performon. Takim me nxënësit performues. Kredi perfomuese (fin.) kredi pa probleme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë