Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËNDÓR,~E mb. 1. filoz. Që përbëhet nga lënda e që kapet me anë të shqisave, që lidhet me lëndën; kund. jolëndor. Bota lëndore. Ka përbërje lëndore. Pikë lëndore (materiale) (mek.) trup me përmasa të papërfillshme, që ka të gjitha veçoritë e materies. Provë lëndore (materiale) (drejt.) send a diçka tjetër konkrete që merret si dëshmi për të vërtetuar krimin ose për të përcaktuar njeriun që e ka kryer atë.
2. Që lidhet me gjendjen a me mjetet materiale e financiare; material. Burimet lëndore, Gjendja lëndore. Ndihmë lëndore. Dëm lëndor. Interesa lëndore.
3. Që lidhet me sende e me vlera të tjera të krijuara nga njeriu për nevojat e jetesës, material (në kundërvënie me diçka shpirtërore). Kultura lëndore. Jeta lëndore.
4. Që ka të bëjë me lëndët mësimore dhe me vetë përmbajtjen e tyre. Ngarkesa lëndore. Çështje lëndore e metodike. Planet lëndore të tremujorëve.
5. libr. Që ka të bëjë me lëndën e drurit dhe me mundësitë për të dhënë lëndë druri. Fuqia lëndore e pyjeve.
6. gjuh. Që shënon një lëndë ose një send; që shënon nga ç'lëndë është bërë diçka; që ka të bëjë me pjesën themelore të fjalës dhe jo me trajtat e saj gramatikore, leksikor. Emër lëndor emër që shënon një lëndë (p.sh. mish, brumë, vaj, dyllë). Mbiemër lëndor mbiemër që e cilëson një send, duke shënuar se nga ç'lëndë është bërë (p.sh. i gurtë, i drunjtë, i hekurt, i misërt). Kuptimi lëndor i fjalës kuptimi i temës së fjalës, kuptimi leksikor (për ta dalluar nga kuptimi i pjesës trajtëformuese).
7. mat. Që shoqërohet me njësinë e matjes ose me njësitë e sendeve të numëruara, konkret. Numër lëndor. Madhësi lëndore.
✱Sin.: i perceptueshëm, material, sendor, mësimor, drusor.
PAPERCEPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të kapet me anë të shqisave, i pakapshëm, jo i perceptueshëm; kund. i perceptueshëm. Gjëra të paperceptueshme.
2. Që nuk mund të kuptohet ose që është vështirë për t’u kuptuar. Figurë e paperceptueshme. Formulim i paperceptueshëm.
✱Sin.: i pakapshëm, i pakuptueshëm, i papashëm, i padukshëm, i padallueshëm, i paqartë, i pazbërthyeshëm, i paftillueshëm.
PERCEPTUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i perceptueshëm; vetia e diçkaje që është e perceptueshme. I mungonte perceptueshmëria e lëvizjes. Perceptueshmëria dhe format gjuhësore (ars.).
PERCEPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të perceptohet; i përkapshëm, i kapshëm. Tinguj të perceptueshëm (nga veshi i njeriut).
PRÉKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të preket me dorë a me diçka tjetër; që mund të kapet nga shqisa e të prekurit; kund. i paprekshëm. Vetitë e prekshme të sendeve.
2. Që mund ta zërë një sëmundje; që mund të cenohet lehtë; kund. i paprekshëm. I prekshëm nga sëmundjet. Ky lloj rrushi është shumë i prekshëm nga hiri. Bimë e prekshme nga bryma.
3. Që ndikohet lehtë nga diçka, që i nënshtrohet lehtë veprimit e ndikimit të diçkaje, e cila mund të lërë gjurmë; kund. i paprekshëm.
4. fig. Që preket në ndjenja a fyhet shumë lehtë; që shqetësohet shumë shpejt.
5. fig. Që nuk duron fare, që mallëngjehet shumë lehtë; që i vjen keq për këdo e për gjithçka, shumë i ndjeshëm; kund. i paprekshëm. Njeri i prekshëm. Vajzë e prekshme. Zemër e prekshme.
6. fig. Që të prek; prekës, i thekshëm. Ndarje e prekshme. Çast i prekshëm. Fjalë të prekshme. Histori e prekshme.
7. fig. Që kapet a kuptohet lehtë; i dukshëm e i qartë. Problem i prekshëm nga të gjithë. Përmirësim i prekshëm.
✱Sin.: i ndjeshëm, emocional, cipëhollë, zemërbutë, prekës, i dukshëm, i perceptueshëm, i cenueshëm, i dëmtueshëm, i ndikueshëm, sedërtar, sedërqar, sedërmadh, zemërdobët, zemërdhembshur, i brishtë, shpirtbutë, i dhembshur, i mallëngjyeshëm, lëkurëhollë, prekës, mallëngjyes, i thekshëm, i kuptueshëm, i kapshëm, i qartë.
PËRKÁPSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I perceptueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë