Fjalori

Rezultate në përkufizime për “perënditur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRANDITUR

PËRANDÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka ikur i trembur e pa ditur se ku. Iku i përanditur.
2. është shpërndarë a përndarë. Re të përanditura.
3. bujq. I shkulur, i mbëltuar, i artisur. Bimë (pemë) të përanditura.
4. bujq. I rralluar, i tëharrur. Misër (pambuk) i përanditur.
5. fig. është ftohur me një shok a të afërm. Mik (shok, i dashur) i përanditur.
6. fig. I mëdyshur. Rrinte si i përanditur dhe nuk po i jepte rrugë fjalës.
Sin.: i përarënditur, i shpërndarë, i artisur, i rralluar, i larguar, i trembur, i frikësuar, i frikur, i përmbajtur, i stepur, i ftohur, i perënditur, i përndarë, i mbëltuar, i tëharrur, i krasitur, i prishur, i shpërqendruar, i hutuar, i trullosur, i penguar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.