Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FLOKËTHÍNJUR mb. Që i ka flokët të thinjur. Grua flokëthinjur.
✱Sin.: i thinjur, leshrathinjur, flokëbardhë, flokëzbardhur, flokargjend, qimethinjur, qimezbardhur, leshrabardhë, perçethinjur.
FLOKËZBÁRDHUR mb. Që i ka flokët të zbardhur; flokëthinjur. Fjalët e plakut flokëzbardhur.
✱Sin.: flokëthinjur, i thinjur, leshrathinjur, flokëbardhë, flokargjend, qimethinjur, qimezbardhur, leshrabardhë, perçethinjur.
THÍNJUR (i, e) mb. Që i janë zbardhur flokët, që i kanë dalë thinjat. Plak i thinjur. Plakë e thinjur. Me kokë (me flokë) të thinjur. Me mustaqe të thinjura.
✱Sin.: thinjak, thinjosh, i përthinjur, i përthimë, i zbardhur, i bardhë, bardhosh, çil, çilash, i çilur, qimezbardhur, qimebardhë, qimethinjur, qimehirtë, flokargjend, kryethinjur, kokëthinjur, perçethinjur, i përthinjur, i hirtë, i përhimë, i pahitur, i përhitur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë