Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PÉN/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Diçka me vlerë të madhe, që huamarrësi ia lë huadhënësit disa kohë për ta siguruar për kthimin e borxhit. Borxh me peng borxh që mund të merret duke lënë peng diçka. La (vuri) peng unazën (vathët, pajën, arën, shtëpinë). E la (e vuri) peng për një vit (për dy muaj).
2. Send a njeri që lihet në duar të një tjetri për të siguruar zbatimin e një marrëveshjeje, të një traktati etj.; rob që zihet e mbahet nga armiku për ta përdorur si mjet shkëmbimi me dikë tjetër, për të kërkuar lëshime a shpërblime nga kundërshtari etj. I morën peng fëmijët. E mbajtën peng. E dha (si) peng.
3. Merak i madh, pikë në zemër që ndien dikush për diçka që s’ka mundur ta bëjë; tëngë. Ma la peng.
4. fig. Shenjë e sigurisë për diçka. Peng nderimi (miqësie, besnikërie).
✱Sin.: pengcë, tëngë, befa, rehen, merak, ngjak, gjakim, gozhdë, djegë, sëmbim.
♦ E kam peng në zemër (në shpirt) (diçka) më ka mbetur një merak i madh për diçka që s’munda ta bëj; më shqetëson diçka që duhej ta kryeja; e kam pikë në zemër; e kam brengë (në zemër); e kam gozhdë (në zemër). S’ia lë peng në zemër (dikujt) nuk e lë të vuajë për diçka, ia plotësoj një kërkesë a një dëshirë që ka dikush. Më mbeti peng në zemër (në shpirt) (diçka) jam i pakënaqur që nuk e bëra diçka; kam shqetësim për diçka që duhej ta kryeja; e kam peng (në zemër); më mbeti brengë (në zemër); më mbeti gozhdë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë