Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pengëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PENGORE

PENGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Litar me të cilin i lidhim dy këmbët e para kafshës që të mos largohet nga vendi ku kullot. Pengore kuajsh. I vuri (i zgjidhi, ia hoqi) pengoren. Ecte me pengorekëmbë.
2. Hu i gjatë e i fortë, që futet nga lartfletët e pendësmullirit për të ndaluar rrotullimin e saj. Hoqi pengoren e lëshoi mullirin. E ndalin pendën me pengore.
Sin.: pengojcë, pengojë, pengë, pengëz, pengatë, pengesë, ndërkëmbje, pjekë, ngecë, qapë, kllapë, qajkë, qostek.

PENGË

PÉNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Këmba që i vëmë dikujt përpara për ta penguar e për ta rrëzuar, këmbëz, stërkëmbës. I vuri pengën. E rrëzoi me pengë.
2. Pengore për kafshët.
Sin.: pengëz, pengore, pengojcë, pengcë, stërkëmbës, këmbëz, nënkëmbëze.

PENGËZ

PÉNGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Pengë. I vuri pengëz.

STËRKËMBËS

STËRKË́MBËS,~I m. sh. ~A,~ AT Pengesë për ta rrëzuar dikë duke i vënë këmbën përpara ose duke ia futur në mes të këmbëve të tij; nënkëmbëz. Ishin mësuar t’i vinin stërkëmbësin. I vuri stërkëmbësin.
Sin.: ndërkëmbje, këmbëz, këmbestër, pengë, pengëz, pengesë, ngalëz.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.