Fjalori

Rezultate në përkufizime për “penel”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FURÇË

FÚRÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Përdorëse me qimedendura e të ashpra, me të cilën pastrojmë, lyejmë a fshijmë diçka. Furçë dhëmbësh. Furçë këpucësh. Pastroj (lyej, fshij) me furçë.
2. tek. Vegël a diçka tjetër që ka formën e kësaj përdorëseje; vegël në një makinë elektrike, që bën kalimin e rrymës nga pjesët rrotulluese në ato të palëvizshme. Furçë thëngjilli (karboni). Furçë kontakti.
Sin.: brushë, penel.
I jep furça (dikujt) e lavdëron dikë për t’i bërë qejfin, i bën lëvdata për ta marrë me të mirë, për t’ia hedhur etj.; i hedh lule; i jep lustër1.

PENEL

PENÉL,~I m. sh. ~A, ~AT Furçë e vogël me një tufë qimesh dhe me një bishthollë e të gjatë, që përdoret për të pikturuar me bojëra uji ose vaji, për të hequr vijamure kur lyejmë etj., furçë e hollë piktorësh. Penel i hollë. Peneli i piktorit. Ngjyros (heq vijat) me penel. Njeri i penelit piktor.

RETUSHOJ

RETUSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. spec. I bëj ndryshime a përmirësimeimëta një fotografie, një filmi, një pikture ose diçkaje tjetërvizatuar a të shtypur, duke e ndrequr hollë e me mjeshtëri. Retushoj negativin (pozitivin) e një fotografie. Retushoj një pikturë. Retushoj me penel (me laps).
2. fig. Prek, ndryshoj një histori, një ngjarje a një figurë për ta zbukuruar. Retushojnë historinë. Politikani përpiqetretushojë imazhin.

VURCË

VÚRCË,~A f. sh. ~A, ~AT Përdorëse pastrimi, e pajisur me kreshtë, me qime a me tela të ngulura në një copë dru, e cila, sipas formavendryshme, përdoret për të fshirë rroba e këpucë, edhe për nevojatjera; brushë, furçë. Vurcë rrobash. Vurcë këpucësh. Lyej me vurcë. Vurcë rroje.
Sin.: brushë, furçë, penel.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.