Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPENDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk pendohet; kund. i pendueshëm. Njeri i papendueshëm. Vrasës të papendueshëm.
PENDÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pendim. Pendesë e thellë. Me pendesë jo me gjithë zemër, me dy mendje, pendueshëm.
2. fet. Rrëfimi që bën një besimtar katolik përpara priftit për mëkatet kundër Zotit ose kundër fesë. Koha e pendesës. Mëkat i vjetër, pendesë e re. (fj. u.).
3. fet. Ndëshkimi që i jepet atij për të shlyer këto mëkate. Guri i pendesës (etnogr.) guri që duhej ta ngrinte peshë ose ta mbante ai që quhej mëkatar, duke i rënë rrotull kishës.
✱Sin.: pendim, metani, rrëfim.
PENDUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pendueshëm, pendim. Shfaqi (tregoi) pendueshmëri të thellë.
PENDÚESHËM ndajf. Duke qenë i penduar, jo me gjithë zemër, me dy mendje, mëdyshas. Fliste (vepronte) pendueshëm. U nis pendueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë