Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTPALÚAR mb. 1. Bishtmbledhur.
2. fig., keq. I mundur, i turpëruar; i poshtëruar; pendërënë; kund. bishtpërpjetë. Erdhi bishtpërpjetë e shkoi bishtpaluar.
BISHTVÁRUR mb., bised. 1. Që e ka bishtin të varur. Ujkonjë bishtvarur.
2. fig., keq. I turpëruar, i poshtëruar, bishtlagur, pendërënë; kund. bishtpërpjetë. U nis bishtpërpjetë e erdhi bishtvarur.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
PENDËLNDÚKUR mb. 1. Pendërënë. Pulë pendëlndukur. Gjel pendëlndukur.
2. fig. Që i ka rënë hunda dhe është shtruar. Njeri pendëlndukur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë