Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GRÍFSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Garrulus glandarius) Zog më i madh se harabeli, me ngjyrë të murrme e me çafkë në kokë, që nxjerr një zë të çjerrë. Çafka e grifshës. Zëri i grifshës. Çirret si grifshë.
2. fig., bised. Grua a vajzë llafazane e grindavece, që çirret e bërtet shumë kur flet. Grifshë e keqe!
✱Sin.: çotë, grizhlemzë, grindavec.
♦ Grifshë zabeli njeri mendjelehtë; arrë fyçkë; pendël mbi ujë. I erdhi grifsha te *çarku (dikujt).
PENDËLLÁRM/Ë,~E mb. (lexo: PENDËL-LARMË) mb. Pendëshkruar, pendëlarmë. Çfarë shpendi pendëllarmë.
►PENDËL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e PENDLÓJ.
PENDËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I heq pendlat një shpendi të therur, zakonisht pasi e zhyt në ujë të nxehtë; shpuploj. E pendëloi gjelin (rosën, patën).
2. fig. E mund rëndë në lojë dikë. Të kam pendëluar disa herë.
3. fig. Rrah keq dikë. Po e kapi, do ta pendëlojë keq.
4. fig. Rrëmbej; zhduk. E pendëloi dhelpra patën (pulën, gjelin). E pendëloi qengjin (delen, dhinë, kecin) ujku.
5. fig. Qëlloj në shenjë. E pendëloi rrasën.
✱Sin.: shpuploj, pendërlit, pendulit, pupëlit, pupëloj, mund, rrah, rrëmbej, zhduk, godas, qëlloj.
PÚP/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Pendë e vogël dhe e të butë në trupin dhe në pjesën e sipërme të këmbëve të shpendëve; pendë. Pupla të bardha. Pupla zogjsh. Pupla rose (pate, mjellme). Puplat e këmbëve. Dyshek (jorgan, xhup) me pupla. I ndërrohen puplat. Pupla shumë e mish aspak. (fj. u.). Shpendi me pupla të bukura, edhe nuk hahet. (fj. u.).
2. Lloj fisheku pa lëndë plasëse, me majë të mprehtë prej metali dhe me një tufë qimesh nga prapa, që përdoret me pushkë të posaçme sportive për stërvitje. Armë me pupël. Qitje me pupël.
✱Sin.: pendë, pendël, shpendël, lëpendër.
♦ I ranë puplat (dikujt) mospërf. shih i ranë pendët (dikujt) mospërf. Doli puplash (dikush) u çmend; doli mendsh. I dolën puplat (dikujt). 1. U rrit, u bë i zoti i vetes dhe ia del vetë në jetë. 2. E mori veten, u rregullua nga gjendja ekonomike; i dolën pendët. Do *dyshek me pupla (dikush). Nuk guduliset me pupël (dikush) nuk preket lehtë, nuk ndien shumë; nuk zemërohet shpejt; e mban veten, është i përmbajtur; duron shumë, do ngacmim të fortë që të reagojë. E hëngri me gjithë pupla (dikë) bised. e vuri poshtë keq; e mposhti me urrejtje, e përlau; e zhduku krejt, e groposi të tërin. Është pupël (nga mendja) (dikush) është mendjelehtë, është i lehtë; i ka mendtë pupël. I ka mendtë pupël (dikush) është mendjelehtë; është pupël (nga mendja). Kërkon *jastëk me pupla (dikush) iron. Ia la puplat në dorë (dikujt) iron. shih ia la pendët në dorë (dikujt) iron. Është mësuar (është rritur) në pupla (dikush) është mësuar me kushte shumë të mira jetese, nuk e ka vrarë jeta; është rritur pa vështirësi e pa mundime. S’e prek (dot) as me pupël (dikë). 1. Është tepër i ndjeshëm dikush, s’duron fare asnjë fjalë, asnjë shaka, asnjë ngacmim etj., preket lehtë, fyhet a zemërohet shpejt; s’e prek dot as me pendë; nuk preket (as) me krënde (dikush). 2. Nuk pranon asnjë kritikë dikush, është mësuar me lëvdata a pa qortime dhe është bërë shumë mendjemadh; nuk guxon ta ngacmosh; s’e prek dot as me pendë; nuk preket (as) me krënde (dikush). Pupël mbi ujë mospërf. i lehtë nga mendja, mendjelehtë; kashtë mbi ujë; gogël mbi ujë. I shkundur puplash. 1. Shumë i varfër e i këputur, që nuk ka asgjë veç shpirtit. 2. keq. Budalla a i trashë nga trutë; pa fara në kokë. I uli puplat (dikush) shih i uli pendët (dikush). Të vret me pupël (dikush) shih të vret me pambuk (dikush). *Zog pa pupla.
SHPÁTULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Secila nga të dy kockat e gjera, rrasike e si trekëndësh, që janë djathtas e majtas pjesës së sipërme të shpinës së njeriut; kryes. sh. pjesa e shpinës rreth këtyre kockave; pjesa e trupit të kafshëve me katër këmbë, ku lidhet këmba e përparme me trupin; kocka e kësaj pjese. Shpatulla e djathtë (e majtë). Me shpatulla të gjera (të ngushta). Me shpatulla të forta (të njoma). Një shpatull qengji. Gjerësia e shpatullave. Jam ftohur në shpatull. Më dhembin shpatullat. E mori plumbi shpatull me shpatull. I kanë dalë shpatullat. E vuri me shpatulla në tokë (në sportin e mundjes).
2. vet. sh. fig. Shpina e supet e njeriut, si pjesa e trupit që mban peshën më të rëndë, punën më të vështirë, mundimet, vuajtjet etj.; kurriz. Rëndonte mbi shpatullat e popullit. E ka (e mban) ai mbi shpatulla. Qëndron në shpatullat e tij. S'ia mbajnë shpatullat nuk e përballon dot. E provoi mbi shpatullat e veta.
3. Shpatë. Shpatull samari. Shpatullat e qerres.
4. Shpatë. Shpatulla e parmendës. I vuri dy shpatulla këmbës.
5. Vegël e përbërë nga një fletë çeliku në trajtë trekëndëshi e me një dorezë druri, që e përdorin zakonisht bojaxhinjtë për të kruar muret dhe për të mbushur me allçi vrimat e plasaritjet.
6. Pjesa e urës, e pendës së një lumi etj., që mbështetet në tokë, në faqen e malit a në breg të lumit. Shpatulla e urës (e pendës).
7. Shpat, shpatinë. Shpatullat e maleve (e kodrave).
8. bot. Bisk që del në rrëzë të trungut të një peme ose degë që shqitet nga pema për t'u mbjellë. Shpatull ulliri (fiku, ftoi). Shtohet me shpatulla.
♦Barkun *petë e shpatullat (shpinën) drejt (dikush). Bie mbi shpatullat (e dikujt) e ka ai si barrë a si detyrë, rëndon mbi të, ai duhet ta mbajë a ta përballojë diçka; e ka mbi shpatulla (dikush); e mban mbi shpatulla (dikush); e ka mbi supe (dikush). U çava shpatullash (më katërsh) jam shumë i lodhur, jam i rraskapitur, jam aq i këputur sa s’mbahem dot në këmbë; u bëra për ujë me kripë; më rënkojnë eshtrat e trupit. I fërkon shpatullat (dikujt) keq. shih i fërkon krahët (dikujt) keq. M’u hapën shpatullat shih u çava shpatullash (më katërsh). S’hyn as në shpatull të pulës (dikush) mospërf. është krejt i parëndësishëm e i pavlerë; nuk i ka peshë fjala; është bujashkë mbi ujë1 ; është pendël mbi ujë; pushkë e lagur (dyfek i lagur) mospërf. E kam kokën mbi shpatulla jam në gjendje të mendoj vetë për diçka, e kam merak vetë, nuk kam nevojë të pres këshilla e mësime prej të tjerëve; mund të gjykoj vetë për diçka. E ka mbi shpatulla (dikush) e ka si barrë a si detyrë, rëndon mbi të diçka, ai duhet ta mbajë a ta përballojojë; e mban mbi shpatulla; e mban mbi supe; bie mbi supet (e dikujt). S’ka shpatulla (dikush) nuk ka fuqi ose nuk është i zoti për ta bërë një punë, nuk e përballon dot; nuk ka aftësi a përgatitje të mjaftueshme për t’i bërë ballë diçkaje; s’ka këllqe. I ka shpatullat *të gjera (dikush). I ka shpatullat *të ngrohta (dikush). Kërkon shpatullën në peshk (dikush) iron. kërkon një gjë atje ku nuk është a nuk mund të bëhet, kërkon diçka të pamundur a të pangjashme; kërkon peshk në mal; kërkon qumësht nga cjapi; kërkon qumësht nga delja shterpë. I ktheu shpatullat (dikujt) shih i ktheu krahët (dikujt). Sa kthen shpatullat të rreh gunën (dikush) keq. sa largohesh nga dikush, ai flet keq e vepron kundër teje; flet prapa krahëve, nuk është i çiltër, nuk e thotë të vërtetën në sy; kund. ta thotë në sy (diçka). Të lan në shpatull (dikush). 1. mospërf. Ha shumë, përlan çdo gjë që i vë përpara. 2. keq. Është vjedhës i madh, të përlan; të ha (të qëron) të bardhën e syrit. Marr mbi shpatulla (diçka) mbaj përgjegjësinë për të bërë diçka, marr zotimin të bëj një punë të rëndë; marr mbi supe. E mban mbi shpatulla (diçka) e ka si barrë a si detyrë diçka, rëndon mbi të, ai duhet ta përballojë; e ka mbi shpatulla; e mban mbi supe; e ka mbi supe. S’ma mbajnë shpatullat (diçka) nuk jam në gjendje t’ia dal një detyre, nuk e përballoj dot një punë të rëndë, një vështirësi etj.; nuk kam fuqi a aftësi për të përballuar diçka; s’ia kam takatin (diçkaje). Rëndon mbi shpatullat (e dikujt) e ka dikush si barrë të rëndë diçka, atij i duhet ta përballojë me forca e me përpjekje të mëdha; ai do ta vuajë si një barrë a si një të keqe diçka. I rreh shpatullat (dikujt) shih i rreh krahët (dikujt). Kur të shohë shpatullat (kurrizin, shpinën) pa pasqyrë (dikush) iron. shih kur të shohë zverkun (qafën) pa pasqyrë (dikush) iron. Me shpatullat drejt pa iu përulur askujt, kranarisht, ndershmërisht e trimërisht; krenar e i pamposhtur; me ballin lart. Shpatull mbi krye shih thelë mbi bisht. I vë shpatullat (diçkaje) ia hyj me të gjitha forcat e me guxim, e marr përsipër dhe vë të gjitha forcat për ta përballuar; i vë gjoksin; përkul (ul) mesin; i dal gjel kaproll; i bëj mes. I vunë shpatullat (njëri-tjetrit) u bashkuan dhe e ndihmojnë a e përkrahin shumë njëri-tjetrin; u ngjitën shpinë më shpinë. I vuri shpatullat dheut (dikush) euf. vdiq, mbaroi, u nda nga jeta; na la uratën (zakonisht për një njeri të mirë). E vuri me shpatulla pas murit (dikë) e zuri keq me fjalë duke i treguar gabimin a fajin që ka bërë; e detyroi të pranojë fajin a gabimin, e mbërtheu mirë sa s’ka nga lëviz, ia mblodhi; i tregoi vendin (dikujt); e mbërtheu me gozhdë. Nuk e vë në shpatull të pulës (dikë) nuk e përfill fare, nuk e çmoj e nuk ia var; s’e vë (s’e kam) në hesap; s’e vë në llogari.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë