Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pemëtore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DIELLZUAR

DIELLZÚAR (i, e) mb. 1. I rrahur nga dielli; me diell. Kopsht i diellzuar. Pemëtore e diellzuar. Ditë të diellzuara.
2. I tharëdiell. Grurë (misër) i diellzuar.

FRUTARI

FRUTARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Dyqan pemësh. E hapi (mbylli) frutarinë.
2. Pemëtari. I dalluar për frutari.
Sin.: pemëtari, pemëtore

PEMISHTE

PEMÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [PEMÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] Tokë a ngastër e mbjellë me pemë frutore, pemëtore. Pemishte e re. Pemishte me pjeshkë (me bajame). Punonpemishte. Krijimi i pemishteve.

PEMËTORE

PEMËTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pemishte. Pemëtore me mollë (me kumbulla). Pemëtorja mëmë pemëtorja për nxjerrjen e kalemave të shartimit.
2. Dyqan ku shiten pemë.
Sin.: pemishtë, pemishte, frutari, shitore.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.