Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BLLÁC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Truall i vogël me ujë e me baltë; bllatë, ligatinë. Bllacat e arës. Bllacat e rrugës. Buallicat ishin zhytur në bllacë. Bëhem bllacë qullem, lagem deri në palcë. E lë punën bllacë (dikush) nuk e përfundon një punë që ka nisur.
2. ushq. Bllacore.
✱Sin.: ligatë, ligatinë, ligatishtë, moçal, moçalishtë, burishtë, bunacë, ujerë, ujësirë, ujacë, ujnajë, bërrakë, pellgishte.
BUNÁC/Ë,~A f. 1. Errësirë e madhe natën ose kur koha është e vrenjtur; errësirë brenda në një pyll shumë të dendur etj. Bunaca e natës. Bunaca e pyllit. Ra bunaca. Në fshat ishte bunacë. U bë bunacë e madhe. Hapu, moj bunacë, bëju vetëtimë, / Kur të vjen bandilli, më s’ta gjen shtëpinë. (folk.).
2. det. Det fare i qetë para ose pas stuhisë; gjendje qetësie e detit, pa erë e pa lëvizje të ujit; kund. burë. Det me bunacë. Në bunacë e në furtunë. Fillon bunaca. Ra deti në bunacë.
3. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë. Bunacë e keqe. Tokë bunacë. Llapashitnin këmbët nëpër bunacë.
4. fig. Gjendje a kohë pa trazime, pa turbullira etj.; amulli. Çaste bunace.
✱Sin.: ligatë, ligatinë, moçal, moçalishtë, burishtë, ujerë, ujnajë, bërrakë, pellgishte, errësirë, terrinë, terr, skëterrë, ferr, qetësi, amulli, fashë, prehje, qeti.
♦ U bëra bunacë krahin. 1. M’u rrit barku, m’u fry barku nga të ngrënët, nga një sëmundje etj.; u bëra daulle; u bëra kacek. 2. v. III U errësua shumë, nuk sheh dot nga errësira.
BURÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [BURÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Vend me burime të vogla uji; buronjë. Burishtë e pashtershme.
2. Vend që mban ujë, tokë e lagët, ligatinë, balçak. Bima në burishte rri e njomë për shumë kohë.
✱Sin.: buronjë, brambull, ligatë, balçak, ligatinë, ligatishtë, moçal, moçalishtë, ujerë, ujësirë, ujnajë, notishte, strum, çeptirë, bërrakë, pellgishte.
LIGATÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vend i lagësht që mban gjithnjë ujë; moçalishte. U bë ligatinë. I kemi tharë ligatinat.
2. Kënetë.
3. Tokë e s'qullët që të thith brenda, lerë.
✱Sin.: moçal, pellgjishte, ligatishtë, moçalishtë, bllacë, burishtë, bunacë, ujerë, ujësirë, ujacë, ujnajë, notishte, pellgishte, kënetë, lerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë