Fjalori

Rezultate në përkufizime për “peliçe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GËZOF

GËZÓF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lëkurë me qimegjata e të buta, që mbulon trupin e disa kafshëve e i mbron ngaftohtët. Gëzofi i dhelprës (i ariut).
2. Lëkurë shtazësh me qimegjata e të buta, e regjur dhe e përpunuar, që përdoret për të bërë veshje dimri ose si copë për jakën a për mëngët e një palltoje; pallto prej kësaj lëkure. Gëzof dhelpre (kunadheje). Jakë gëzofi. Punishtja (fabrika) e gëzofit. Vesh gëzofin.
Sin.: peliçe, qyrk.
Si të jetë *moti e pret gëzofin (dikush). Janë *pe për një gëzof. E kthen gëzofin nga fryn veri (dikush) shih e kthen gunën ngafryjë era. I ngjan peri gëzofit (ka gjetur peri gëzofin) shih gjeti tenxherja kapakun. Ia preu gëzofin (dikujt) i dha atë që meritonte, e dënoi sipas fajit; sipas kokës i vuri festen. T’i shkojë *peri gëzofit.

PAMBUKORE

PAMBUKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Arë e mbjellë me pambuk. Punuanpambukore.
2. Xhaketë, e mbushur përbrenda me pambuk. Veshi (hoqi) pambukoren.
3. bot. Sëmundja që u bie disa pemëve e që shfaqet me plagëlastarëtrajtën e një shkume të bardhë, sidomos pranë sythave dhe nyjave.
4. zool. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për disa pambukore: Pambukorja e agrumeve (lat. Pseudococus citri) insekt rreth 3 mm me trupbardhë, që ushqehet me limfën e agrumeve, por dhebimëtjera. Pambukore e ullirit (lat. Saissetia oleae) insekt me ngjyrëbardhë, që ha lastarët e ullirit, por dhebimëvetjera.
Sin.: xhup, gozhup, peliçe, mitan.

ÇLIRSHËM

ÇLÍRSHËM (i, e) mb.është a silletmënyrëçlirët; kund. i ngurtë. Sezoni i ardhshëm turistik do të jetë i çlirshëm. Ai dukej më i çlirshëm. E veshur me një peliçe të çlirshme. Bredhja e çlirshme e imagjinatës. I bënin edhe ndonjë pyetje më të çlirshme.
Sin.: i çlirët, i lirshëm, i çliruar, i shpenguar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.