Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PASURÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e sendeve, e mjeteve materiale dhe e vlerave të tjera që ka në zotërim një njeri, një grup njerëzish ose shoqëria; burim të ardhurash e të mirash materiale; pronë. Pasuri e madhe. Pasuri shtetërore. Pasuri e përbashkët. Pasuri e tundshme (e luajtshme) (drejt.). pasuri që nuk është e lidhur me tokën dhe ndërtesat si pronë a si pasuri e dikujt; para, orendi etj. që mund të mbarten nga një vend në tjetrin. Pasuri e patundshme (e paluajtshme) (drejt.) pasuri që përfshin tokën dhe ndërtesat si pronë a si pasuri e dikujt. Kapitalizmi ndan në më mënyrë të pabarabartë pasurinë, socializmi ndan në mënyrë të barabartë varfërinë (afor.).
2. kryes. sh. Tërësia e lëndëve dhe e vlerave, që ka me shumicë një vend, të cilat mund të shfrytëzohen për mirëqenien shoqërore. Pasuritë nëntokësore. Pasuritë ujore. Pasuritë minerale. Pasuritë e nëntokës (e natyrës). Pasuritë e detit (e nënujshme).
3. Tërësia e parave dhe e pronave që ka me shumicë një njeri dhe që i ka vënë duke shfrytëzuar punën e të tjerëve; mall e gjë. Vuri pasuri. Humbi pasurinë. I etur për pasuri. E shtoi pasurinë. Bukuria dhe pasuria s’janë përgjithmonë. (fj. u.). Dija është më e çmuar se pasuria. (fj. u.).
4. Të qenët i pasur, gjendja e atij që është i pasur. Jeton në pasuri. E ka nga pasuria. Shëndeti - bukuri, dituria - pasuri. (fj. u.).
5. Prania e diçkaje me shumicë; të qenët i bollshëm, të pasurit me shumicë. Pasuria e ushqimit. Pasuria e nëntokës sonë. Pasuria e bibliotekës.
6. fig. Larmia e vlerave dhe e shfaqjeve të diçkaje; diçka me vlerë e me rëndësi të veçantë. Pasuri mendore (shpirtërore). Pasuria e gjuhës (e stilit). Pasuria e ngjyrave.
✱Sin.: pronë, begati, kamje, para, të holla, të ardhura, kapital, mall, gjë, plëng, katandi, lëng, sermajë, petk, pekul, pekuli, begati, mirëni, vlerë, bulbëri.
PEKÚL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vjet. Pasuri që pronari ia jepte dikujt për ta shfrytëzuar, me kusht që të merrte prej tij një taksë të madhe ose pjesën kryesore të të ardhurave nga kjo pasuri; pasuri vetjake që mblidhej pak e nga pak; diçka që ishte si pronë vetëm e njërit prej pjesëtarëve të familjes e s'mund të përzihej me pasurinë e përbashkët. Pekuli i nuses (etnogr.) pasuri e vogël (para, bagëti etj.) që sillte nusja ose që sigurohej me paratë e darovës. E dha si pekul. E kishte pekul.
2. bised. Dhuratë e vogël që u jepet zakonisht fëmijëve; pekuli. I dha pekule. I bëri pekul një shami dore. Ç’të solli si pekul?
3. zakon. sh., fig. Përkëdhelje, përkujdesje të mëdha, të mira e përkëdheli. Me fjalë të bukura e me pekule. S’njohu pekule. Është rritur me pekule. E ndiej veten në pekule e ndiej veten shumë mirë, jam midis të mirash.
✱Sin.: pasuri, dhuratë, kujdes, pekuli, përkëdhelje, përkëdheli.
♦ E ka me pekule (dikë) e mban shumë afër, e sheh ndryshe nga të tjerët; e ka mik të rrallë; e sheh (e ka) me sy të mirë.
PËRKËDHELÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Shprehje e dashurisë ose e dashamirësisë ndaj dikujt, duke e fërkuar lehtë me dorë, duke i thënë fjalë të ëmbla e duke i buzëqeshur, duke e trajtuar me mënyra të buta etj.; dhele. Përkëdhelitë e nënës (e prindërve). I foli (e pa) me përkëdheli. I rritur me përkëdheli.
2. keq. Qëndrim tepër i butë ndaj dikujt, duke i plotësuar edhe tekat e trillet, butësi e tepruar; llastim. E prishën përkëdhelitë.
✱Sin.: përkëdhelje, ledhatim, dhele, ledhë, llastim, miklim, vidul, pekuli, pekul, zdati.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë