Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PESHQÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Copë e trashë prej pambuku, e butë dhe me push, që e përdorim për të fshirë fytyrën, duart a trupin. Peshqir i butë (i ashpër). Peshqir i madh (i vogël, plazhi). Peshqir me vija (me lule, me thekë). Peshqir duarsh. Fshij duart (këmbët) me peshqir. Mbështjell kokën (qafën) me peshqir. Hyn e dil e tund peshqir. (fj. u.) vjen vërdallë dhe bën sikur punon.
2. anat. Cipë e hollë dhjami, që mbështjell zorrët ose plëndësin nga jashtë, riza e zorrëve ose e plëndësit. I heq peshqirin plëndësit.
3. krahin. Përparëse katrore grash. Vuri peshqirin.
4. krahin. Pecetë; mësallë. Fshiu buzët me peshqir. I mblodhi në peshqir.
✱Sin.: rizë, peshtamall, tire, maramë, havlli, lahur, lahuri, përparëse, mësallë, pecetë, maranë, flamur.
♦ Hyn e del e tund peshqirin (dikush) mospërf. s’ bën asgjë, vjen rrotull pa punë, sorollatet kot; nuk e prish qejfin e vet; tund (luan) derën; i bën hije (dikujt). Me peshqir në brez keq. shih me lugë në brez keq. Me peshqir në qafë keq. shih me peshqir në brez keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë