Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pazotësi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DOBËSI

DOBËSÍ,~A f. ~, ~TË 1. qenët i dobët nga trupi a nga shëndeti; gjendje jo e shëndoshë e gjithë trupit ose e një pjese a e një organi të tij; gjendje e tillë, kur dikujt i janë pakësuar fuqitë e aftësitë fizike; pafuqi; kund. fuqi, forcë. Dobësi e madhe (e përgjithshme). Dobësia e trupit (e krahëve, e këmbëve, e muskujve, e zemrës, e trurit, e syve, e veshëve). Dobësia e pleqërisë. Ndien dobësi pas sëmundjes. E ka nga dobësia.
2. Vetia dhe gjendja e diçkajedobët, të pafuqishme, të paqëndrueshme, të brishtë, të zbehtë, të pamjaftueshme, të pakënaqshme etj.; ultësi, mungesë force, brishtësi. Dobësia e qelqit (e letrës). Dobësia e pulsit. Dobësia e erës (e rrjedhëslumit). Dobësia e dritës. Dobësia e ngjyrave. Dobësia e zërit. Dobësia e nuhatjes (e ndijimit, e kujtesës). Dobësia e rrymës elektrike. Dobësia e kundërshtarit. Dobësia e shtetit (e regjimit). Dobësia e ekonomisë.
3. qenët me karakter e me vullnetdobët, me aftësi mendore e me njohuri mjaftkufizuara; e metë; mungesë, pikë e dobët. Dobësia e argumenteve (e arsyetimit). Dobësia e vullnetit (e karakterit). Dobësitë e nxënësve (e mësuesve, e klasës). Dobësitë e prindërve. Dobësitëpunë (në stërvitje, në lojë). Dobësitësulm (në mbrojtje). Dobësitëformimin e përgjithshëm. Dobësitëpërgatitjen e specialistëve. Ka dobësivogla (të mëdha). Dobësitë e të tjerëve i shohim me sytë e rrëqebullit, dobësitë tona, me sytë e urithit. (fj. u.).
4. Dashamirësi e dashuri e veçantë; parapëlqim e dëshirë e theksuar për diçka. Ka dobësi pikturën (teatrin, baletin etj.). Ka një dobësi për futbollistët (për skuadrën “Skënderbeu”, për punëtorët, për malësorët, për shkodranët...). Ka një dobësi për motrën e vogël. Ka një dobësi për këpucët me qafa (për filmat me luftë).
Sin.: pafuqi, flashkësi, paaftësi, pazotësi, mungesë, zbehtësi, anemi.

KËRPAÇËRI
PAZOTËSI

PAZOTËSÍ,~A f. qenët i pazoti, vetia e atijështë i pazoti; mungesë zotësie, paaftësi. Pazotësia për të drejtuar (për të bindur njerëzit). Për shkak të pazotësisë. Tregoi pazotësi.

PAZOTËSISHT

PAZOTËSÍSHT ndajf. Me pazotësi; kund. zotësisht. E humbi pazotësisht. Padashur apo pazotësisht, mundbjerëgabim të një mohimipadrejtë.

ZOTËSI
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.