Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAZHVILLUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pazhvillueshëm, vetia e diçkaje që është e pazhvillueshme; mungesë zhvillueshmërie; kund. zhvillueshmëri. Pazhvillueshmëri e përgjithshme e organeve jetësore (mjek.).
PAZHVILLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i zhvillueshëm; që nuk mund të zhvillohet. Vend i pazhvillueshëm. Hapësirë e pazhvillueshme.
PËRTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që shfaq përtesë, që përton, i përtuar, përtac. Djalë i përtueshëm.
2. Shumë i ngathët e i plogët. Është i përtueshëm.
3. fig. Që mezi rritet a zhvillohet, që vjen i dobët, që bëhet me zor, tepër i ngadalshëm. Dimri erdhi i përtueshëm.
✱Sin.: i përtuar, përtac, dembel, i pazhvillueshëm, i dobët, i ngadalshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë