Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAZHÚRMSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk bën zhurmë, që bëhet pa zhurmë; kund. i zhurmshëm. Njeri i pazhurmshëm. Emigracion i pazhurmshëm. Ftohës (frigorifer) i pazhurmshëm. Kompresor praktik, i lehtë dhe i pazhurmshëm.
PAZHÚRMTË (i, e) mb. 1. Që s’bën zhurmë, që s’nxjerr zhurmë; që bëhet pa zhurmë; kund. i zhurmtë. Lëvizje e pazhurmtë.
2. Që s’ka fjalë, fjalëpakë; që s’i ndihet zëri; i urtë, i heshtur, i qetë. Djalë (burrë) i pazhurmtë. Grua (vajzë) e pazhurmtë.
✱Sin.: i pazhurmë, i pazhurmshëm, i qetë, i urtë, i heshtur, i pabujshëm, i pafjalë, fjalëpakë, fjalëpaktë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë