Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAZBÁRDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të zbardhet; që nuk mund të bëhet i bardhë; kund. i zbardhshëm. Stof i pazbardhshëm.
2. fig. Që nuk mund të hetohet deri në fund, që nuk mund t’i gjendet autori (për një krim etj.); i pazbulueshëm. Atentatorët kanë përdorur një automjet të vjedhur, një metodë kjo për ta bërë krimin të pazbardhshëm.
PAZBULÚESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pazbulueshëm; vetia e diçkaje që është e pazbulueshme; kund. zbulueshmëri. Pazbulueshmëri e krimit kibernetik. Pazbulueshmëri e vrasjeve.
PAZBULÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i zbulueshëm, që nuk mund të zbulohet; kund. i zbulueshëm. Kancer i pazbulueshëm. Sëmundje e pazbulueshme. Sinjal i pazbulueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë