Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pazë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HESHTUR

HÉSHTUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që rri heshtur a urtë, që nuk nxjerr zë. Folën edheheshturit.
Sin.: gojëmbyllur, gojëkyçur, buzëkyçur, i pafjalë, heshturak, i pazë, i pazëshëm, i urtë, i qetë, i përmbajtur, i matur, i pashpallur.

PAZË

PAZË́ (i, e) mb. 1. I pazëshëm. Njeri i pazë.
2. I qetë; i tillë ku ka qetësiplotë e nuk ndihet asnjë zë, i heshtur (për një mjedis a një vend). Vend i pazë. Shkretëtirë e pazë.
Sin.: i pazëshëm, i qetë, i heshtur, i urtë.

PAZËNË

PAZË́NË (i, e) mb. 1. Që nuk është zënë prej dikujt a me diçka, i zbrazët a i lirë; kund. i zënë. Dhomat e pazëna të hotelit. Toka të pazëna. Vend i pazënë.
2. I hapur, jo i mbyllur; që s’është mbuluar a s’është zënë ende me diçka; kund. i zënë. Vrimë (e çarë) e pazënë. Pikat e pazëna të çatisë.
3. I lirë, që s’është i zënë me ndonjë punë etj.; kund. i zënë. I kam dy orë të pazëna.
4. Që s’ka mbirë, që s’ka zënë ende; kund. i zënë. Zëvendësimi i bimëve të pazëna.
5. bised. I pafejuar; kund. i zënë. Djali i pazënë. Është e pazënë.
Sin.: i lirë, i zbrazët, bosh, i hapur, i pafejuar, i pampiksur, i parrënjëzuar.

PAZËSHËM

PAZË́SH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. bëhet pa zë; që s’ka zë. Psherëtimë e pazëshme.
2. Që nuk flet, që nuk e ngre zërinmbrojtje të një çështjeje etj.
3. gjuh. I shurdhët; kund. i zëshëm. Bashkëtingëllore e pazëshme.
Sin.: i pazë, i shurdhët, i heshtur, i pazhurmë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.