Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pavrarë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PABRENGË

PABRÉNGË (i, e) mb. Që nuk ka brenga. Jetë e pabrengë.
Sin.: i pahall, i pavuajtur, i pavrarë, i qetë.

PADËMTUAR

PADËMTÚAR (i, e) mb. Që nuk ka pësuar dëme, jo i dëmtuar; që nuk është prishur ose nuk është cenuar, i paprekur; kund. i dëmtuar. Shtëpi e padëmtuar. Bimë të padëmtuara. Artefakt i padëmtuar. Xhubletë e padëmtuar.
Sin.: i pacenuar, i pacen, i paprishur, i paprekur, i pavrarë, sakllam, i pagrisur, i shëndoshë.

PAHALL

PAHÁLL (i, e) mb. Që nuk ka pasur a që nuk ka hall; i pavuajtur.
Sin.: i pabrengë, i qetë, i pashqetësuar, i palënduar, i pavrarë, i qetë, i lumtur.

PAMAZITUR

PAMAZÍTUR (i, e) mb. Që nuk i është hequr ajka; që ka mazën a gjalpin brenda; kund. i mazitur. Qumësht i pamazitur. Kos (djathë) i pamazitur.
Sin.: i parrahur, i mazatar, i patundur, i pavrarë, i paskremuar.

PAPREKUR

PAPRÉKUR (i, e) mb. 1. Që nuk është prekur, i panisur, i pangarë, i pacenuar (për një gjellë, një gatesë etj.); kund. i prekur. Gjellë (bukë) e paprekur. Ëmbëlsirë e paprekur.
2. Që nuk është prekur nga sëmundja (për njerëzit dhe për bimët); kund. i prekur. Pemë (kokrra) të paprekura.
3. vet. f., fig. E virgjër; e pastër nga nderi, e papërlyer. Vajzë e paprekur. Trup i paprekur.
4. sport. Që nuk është prekur nga topi; pa gola (në lojën e futbollit). Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura.
Sin.: i panisur, i pafilluar, i pangarë, i pacenuar, i patrazuar, i pazënëfill, i padëmtuar, i virgjër, i parrahur, i ri, i pashfrytëzuar, pashkelur, i pavrarë, i virgjër, i paprishur, e pastër, e papërlyer.

PARRAHUR

PARRÁHUR (i, e) mb. 1. Që nuk është rrahur për t’i nxjerrë gjalpin, për ta përzier etj.; kund. i rrahur. Qumësht i parrahur qumësht që nuk i është hequr gjalpi, i paskremuar. Vezë të parrahura.
2. Që nuk e kanë shkelur shumë njerëz (për një vend a krahinë); që nuk ka lëvizjemadhe (për rrugën); kund. i rrahur. Shtigje të parrahura. Vend i parrahur. Rrugë e parrahur.
3. fig. Që nuk është shqyrtuar ose nuk është trajtuarparë. Çështje e parrahur.
4. fig. Që nuk ka përvojë, që nuk është regjur nga jeta; kund. i rrahur. I parrahurjetë. I parrahur me vështirësitë.
Sin.: i patundur, i pamazitur, mazatar, i pavrarë, i pacenuar, i paprekur, i pashkelur, i patrajtuar, i papërvojë, i pakalitur, i ri.
*Rrugë (udhë) e parrahur (e pashkelur).

PASHKELUR

PASHKÉLUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i shkelur; që nuk është shkelur me këmbë; kund. i shkelur. Bar i pashkelur. Borë e pashkelur.
2. Që nuk e kanë rrahur njerëzit, i parrahur; që nuk e ka shkelur këmba e njeriut; kund. i shkelur. Vend i pashkelur. Rrugë e pashkelur. Pyjepashkelura. Majapashkelura. Tokapashkelura.
3. fig. Që nuk është njohurparë; i ri, i panjohur. Rrugëpashkelura. Ecinshtigjepashkelura.
Sin.: i parrahur, i ri, i paprekur, i virgjër, i pavrarë, e papllenuar, i panjohur.
*Rrugë (udhë) e pashkelur (e parrahur).

PAVRARË

PAVRÁRË (i, e) mb. 1. Që nuk është dëmtuar, që s’është i vrarë (për pemë e perime); kund. i vrarë, i dëmtuar. Mollë të pavrara. Ullinjpavrarë. Patate të pavrara.
2. fig. Që nuk e ka lodhur a plakur, nuk e ka vrarë jeta ose puna e rëndë, që ka pamjeshëndetshme, të freskët e është plot gjallëri megjithëse ështëmoshëmadhe; që nuk është plakur para kohe. I pavrarë nga jeta (nga puna). Me fytyrëpavrarë. Me truppavrarë.
3. Që nuk ka përjetuar vuajtje, mundime, brenga etj., që s’është lënduar nga ndonjë dhembje e madhe shpirtërore etj.; kund. i vrarë. Me shpirt (me zemër) të pavrarë.
4. bised. Që nuk është rrahur për t’i marrë gjalpin; i parrahur, i pacenuar, i paprekur (për qumështin e bulmetin); i parrahur, i pashkelur (për një vend). Djathë i pavrarë djathë i bërë me qumësht, që nuk i është hequr gjalpi. Vend i pavrarë vend ku nuk ka shkelur njeri, vend i pashkelur a i pazbuluar nga njerëzit.
Sin.: i padëmtuar, i parrahur, i paplakur, i pabrengë, i pashqetësuar, i palënduar, i pavuajtur, i pamazitur, i patundur, i pashkelur.

PAVUAJTUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.