Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FTIZIÁTR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mjek. Mjeke e sëmundjeve të mushkërive. Ftiziatrja hyri në pavijon.
KARDIOLOGJÍ,~A f., mjek. 1. Degë e mjekësisë që merret me studimin dhe me mjekimin e sëmundjeve kardiake. Kardiologjia shqiptare. Në fushën e kardiologjisë. Studionte për kardiologji.
2. Klinikë e veçantë për sëmundjet e zemrës; pavijon në një spital për mjekimin e këtyre sëmundjeve. Këtu jemi në kardiologji.
PSIKIATRÍ,~A f., mjek. 1. Degë e mjekësisë që merret me studimin dhe me shërimin e sëmundjeve psikike a mendore. Specialist në psikiatri.
2. bised. Spital a pavijon i posaçëm në një spital ku mjekohen ata që vuajnë nga sëmundjet psikike; sektor i veçantë në një poliklinikë, ku vizitohen këta të sëmurë. U shtrua në psikiatri.
SKATOFAGJÍ,~A f., mjek. Sjellje patologjike ose anormale te njerëzit që kanë interes të pazakontë për konsumimin e substancave të padëshirueshme, duke përfshirë feçet. Pacientët që vuanin nga skatofagjia ishin në një pavijon të veçantë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë