Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pavënëre”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PADIKTUAR

PADIKTÚAR (i, e) mb. Që nuk është i diktuar; që nuk është diktuar, i pazbuluar, i pavënëre; kund. i diktuar.
Sin.: i pazbuluar, i pavënëre, i fshehur, i fshehtë.

PAPIKASUR

PAPIKÁSUR (i, e) mb. Që nuk është pikasur, i pazbuluar, i pavënëre; kund. i pikasur. Objekte të papikasura. Dronë (silurë) të papikasur.

PASPIKATSHËM

PASPIKÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mundspikatet; i padallueshëm, i pavërejtshëm; kund. i spikatshëm.
Sin.: i paspikatur, i pavënëre, i padallueshëm, i pavërejtshëm.

PASPIKATUR

PASPIKÁTUR (i, e) mb. Që nuk është i spikatur; që nuk është spikatur; i pavënëre, i padalluar; kund. i spikatur. Imazh (zë) i paspikatur.
Sin.: i pavënëre, i padalluar, i pavërejtur.

PAVËNËRE

PAVËNËRÉ (i, e) mb. Që nuk është vënë re; që nuk i është kushtuar vëmendje, që nuk vihet re, që nuk bie në sy, i paparë. Dukuri e pavënëre. Tipar i pavënëre.

PAVËREJTSHËM

PAVËRÉJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i vërejtshëm, i pavënëre; kund. i vërejtshëm. Ndryshim i pavërejtshëm.
Sin.: i pavënëre, i paparë, i padukshëm, i padallueshëm, i pavëzhgueshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.