Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAMËSÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk ka marrë arsim të mjaftueshëm; që nuk di ose di pak; i pashkolluar; i paditur; kund. i mësuar, i shkolluar. Njeri i pamësuar. Njeriu i pamësuar - si druri i papunuar. (fj. u.).
2. Që nuk e ka përvetësuar mirë një mjeshtëri; që nuk ka përvojën e duhur në punë ose në jetë, i papërvojë. Punëtor (djalë) i pamësuar.
3. Që nuk është ushtruar ose nuk është stërvitur me diçka, i pastërvitur; kund. i mësuar, i stërvitur. Sy i pamësuar. Dorë e pamësuar.
✱Sin.: i paarsimuar, i paditur, i pastërvitur, i patrajnuar, i papërvojë, i pashkolluar, i pashkollë, i papërgatitur, i paushtruar, i pashtruar, i pashaluar, hergjele.
PAPRAKTIKÚAR (i, e) mb. Që nuk është i praktikuar; i pashtruar; kund. i praktikuar.
✱Sin.: i paushtruar, i pastërvitur, i pamësuar.
PASTËRVÍTUR (i, e) mb. 1. Që nuk ka fituar aftësi e përvojë në një punë, që nuk është i ushtruar; i pamësuar; kund. i stërvitur. Njeri (sportist) i pastërvitur. Dorë e pastërvitur. Vesh (sy) i pastërvitur.
2. Që nuk ka mësuar të bëjë diçka me anë të ushtrimeve (për kafshët). Kalë (qen) i pastërvitur. Fokë e pastërvitur. Delfin i pastërvitur.
✱Sin.: i paushtruar, i paregjur, i pashtruar, i papërgatitur, i pamësuar, i pazoti.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë