Fjalori

Rezultate në përkufizime për “patronazh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KUJDESTARI

KUJDESTARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. zyrt. qenët kujdestar; puna a detyra e kujdestarit dhe e kujdestares; shërbimi që ata kryejnë. Shërbimi (përcaktimi) i kujdestarisë.
2. drejt. Institucion i së drejtës familjarerregullon marrëdhëniet ndërmjet kujdestarit në moshërritur dhemiturit a të sëmurit, invalidit etj. E ka (e merr) fëmijën (të sëmurin) nën kujdestari.
Sin.: kujdes, tutori, patronazh.

PATRONAZH

PATRONÁZH,~I m. 1. Mbrojtja, përkrahja dhe kujdesi për dikë nga një më i madh, më i fortë a më i aftë; përkujdesjatregohet për përparimin e dikujt, për mbarëvajtjen e diçkaje etj.; kujdesi i drejtpërdrejtë a simbolik i një organilartë shtetëror ose i një personalitetilartë zyrtar për një veprimtaricaktuar; kujdestari. Sistemi i patronazhit. Zhvillohet (organizohet) nën patronazhin e... E ka nën patronazh. Marr nën patronazh.
2. Shërbim mjekësor i organizuar, që u bëhetshtëpisëmurëve ose fëmijëvevegjël nga një klinikë e caktuar a nga një punonjës i saj. Mjekja (infermierja) e patronazhit.
Sin.: kujdestari, mbrojtje, përkrahje, kujdes, përkujdesje.

PATRONAZHIST

PATRONAZHÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merrpatronazh dikë a diçka, ai që kujdeset drejtpërdrejt për bashkëpunimin me dikë për një veprimtaricaktuar.

PATRONAZHISTE

PATRONAZHÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajomerrpatronazh dikë a diçka; ajokujdeset drejtpërdrejt për bashkëpunimin me dikë për një veprimtaricaktuar.

PATRONAZHOHEM

PATRONAZH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e PATRONAZHÓJ.

PATRONAZHOJ

PATRONAZH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Marr dikëpatronazh.
2. Patronizoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.