Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAKALLËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I patregueshëm, i parrëfyeshëm, i padëftueshëm. Marri të pakallëzueshme.
PAPËRSHKRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është aq i madh a i jashtëzakonshëm sa nuk mund të përshkruhet me fjalë, i jashtëzakonshëm, i patregueshëm; kund. i përshkrueshëm. Gëzim (entuziazëm) i papërshkrueshëm. Vuajtje (mundime) të papërshkrueshme. Heroizëm (guxim) i papërshkrueshëm. Rrëmujë e papërshkrueshme.
✱Sin.: i patregueshëm, i parrëfyeshëm, i pashprehshëm, i parrëfyeshëm, i pakallëzueshëm, i jashtëzakonshëm.
PARRËFÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të rrëfehet, i patregueshëm, i papërshkrueshëm; kund. i rrëfyeshëm. Gëzim i parrëfyeshëm. Dhembje e parrëfyeshme.
✱Sin.: i patregueshëm, i papërshkrueshëm, i jashtëzakonshëm.
PASHPRÉHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të shprehet dot me fjalë; i papërshkrueshëm; kund. i shprehshëm. Ndjenjë (kënaqësi) e pashprehshme.
✱Sin.: i pashprehur, i parrëfyeshëm, i patregueshëm, i papërshkrueshëm.
PATREGÚESHMËRÍ,~A f. Të qenët i patregueshëm; vetia e diçkaje që është e patregueshme.
PATREGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të tregohet a të shprehet me fjalë, i jashtëzakonshëm, i papërshkrueshëm. Gëzim (hidhërim) i patregueshëm. Guximi patregueshëm. Lumturi (brengë) e patregueshme. Fatkeqësi e patregueshme. Mundime të patregueshme.
✱Sin.: i papërshkrueshëm, i jashtëzakonshëm, i pakallëzueshëm, i parrëfyeshëm, i rrallë
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë