Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PATRÁNDSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk trandet; që nuk mund të trandet; kund. i trandshëm. Djalë i patrandshëm. Me shikim (me qëndrim) të patrandshëm. Rënkim i thellë e i patrandshëm.
VENDÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka aftësinë të marrë shpejt e në kohën e duhur një vendim dhe që e zbaton atë deri në fund pa u trembur nga vështirësitë e pengesat; që u përmbahet ideve a synimeve të tij dhe nuk lëkundet për t'i vënë ato në jetë; i palëkundur, i patundur. Njeri i vendosur. Luftëtar i vendosur. Udhëheqje e vendosur. Është i vendosur ta çojë deri në fund punën.
2. Që shpreh a që tregon vendosmëri; që nuk lë vend për kundërshtime, i prerë; që bëhet me forcë e me vendosmëri; kund. i pavendosur. Përgjigje (protestë) e vendosur. Me ton të vendosur. Qëndrim i vendosur.
3. Që nuk mund të rishqyrtohet e të ndryshohet, sepse për të është marrë një vendim përfundimtar. Çështje e vendosur.
✱Sin.: i patundshëm, i patrandshëm, i paluhatshëm, i qëndrueshëm, këmbëngulës, i prerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë