Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pathyer”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PANJOLLOSUR

PANJOLLÓSUR (i, e) mb. 1. Që nuk është bërë me njolla, i pastër; kund. i njollosur. Mure të panjollosura.
2. fig. Që nuk është njollosur me ndonjë turp, që nuk i është prekur nderi a emri i mirë; që nuk ka ndonjë njollë, i panjollë; kund. i njollosur.
Sin.: i pastër, i panjollë, i papërbaltur, i pabaltosur, i pacenuar, i bardhë, pabojë, i payndyrë, i paqmë, i pathyer, i pafëlliqur, i ndershëm, i pamëkatë.

PASHKOQUR

PASHKÓQUR (i, e) mb. 1. Që nuk është ndarë a hequr nga kalliri a nga bishtaja, që nuk është shkoqur; kund. i shkoqur. Misër i pashkoqur. Fasule të pashkoqura.
2. bised. I pathyer (për para). Para të pashkoqura. Lekëpashkoqur.
Sin.: i pashkërmoqur, i pakokërruar, i pathyer.

PATHYER

PATHÝER (i, e) mb. 1. Që s’është i thyer; kund. i thyer. Xham i pathyer.
2. Që s’është i palosur a i përkulur; kund. i thyer. Fletë e pathyer. Me gjunjët (me krahët) të pathyer.
3.është njësi me vlerëmadhe, i pashkoqur (për paratë); kund. i thyer. I kam të pathyera.
4. fig. Që nuk është thyer a nuk është mposhtur ndonjëherë, ngadhënjimtar; kund. i thyer. Ushtri e pathyer.
5. fig. Që s’mundthyhet a të mposhtet, i pathyeshëm. Vullnet (guxim) i pathyer. Miqësi e pathyer.
Sin.: i pathyeshëm, i papërkulur, i pamposhtshëm, i pashkoqur, i paçarë, i pakrisur, i paciflosur, i pacifluar.

PATHYESHËM

PATHÝESH/ËM (i) ~ME (e) mb. 1. Që nuk thyhet a nuk mundthyhet, që s’mundbëhet pjesë-pjesë; i fortë, jo i brishtë; kund. i thyeshëm.
2. Që nuk mundepet; i papërkulshëm.
3. fig. Që nuk mundthyhet, që nuk mundet; që qëndron i patundur e i vendosur; i pamposhtur, i papërkulur. Popull i pathyeshëm. Vullnet i pathyeshëm.
Sin.: i papërkulshëm, i pathyer, i pamposhtshëm, i pamposhtur, i pamundshëm, i fortë, i çeliktë, i hekurt, i fuqishëm, i pacopëtueshëm, i paepshëm, i papushtueshëm, i patundshëm, thepak, i panënshtrueshëm, gungë, gungës.

PAÇARTUR

PAÇÁRTUR (i, e) mb. I pathyer, i paprekur; kund. i çartur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.