Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pataksem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PATAKSEM

PATÁKS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Mbetem pa mend; habitem; çuditem.
2. Trembem.
3. Tmerrohem. Pataksem që nuk luaj dot nga vendi. Qeparoi majë shkëmbi / pataksem si s’lot nga vëndi (folk.).

TAFTIS

TAFTÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Dalldis dikë (zakonisht falë bukurisë trupore, ojnave, zgjuarsisë, etj.), i marr mendtë, e bëj si të marrë, e lë gojëhapur; pataks, mahnit (dikë), taftoj. Bukuroshjavallëzonte, taftisi krejt sallën.
2. jokal. Dalldis pas dikujt, a pas diçkaje, mbetem pa mend, mahnitem. Taftisi djali pas asaj çupe.
3. Hipëntaft (në fron).
Sin.: dalldis, marros, pataks, mahnit, taftoj, dalldisem, marrosem, pataksem, mahnitem.

TAFTISEM

TAFTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Jepem krejt pas diçkaje a pas dikujt; shkalloj, çmendem, marrosem, pataksem. U taftis pas kafshëve (pas lulishtes, pas sportit). Djali u taftis pas asaj vajze.
2. pës. e TAFTÍS.
Sin.: dalldisem, marrosem, pataksem, mahnitem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.