Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pataks”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PATAKSËS

PATÁKSËS,~E mb. Që të pataks, që të tremb. Ulërimë pataksëse.

TAFTIS

TAFTÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Dalldis dikë (zakonisht falë bukurisë trupore, ojnave, zgjuarsisë, etj.), i marr mendtë, e bëj si të marrë, e lë gojëhapur; pataks, mahnit (dikë), taftoj. Bukuroshjavallëzonte, taftisi krejt sallën.
2. jokal. Dalldis pas dikujt, a pas diçkaje, mbetem pa mend, mahnitem. Taftisi djali pas asaj çupe.
3. Hipëntaft (në fron).
Sin.: dalldis, marros, pataks, mahnit, taftoj, dalldisem, marrosem, pataksem, mahnitem.

TAFTOJ

TAFT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. Habit dikë, e trondit; pataks, taftis. Këngëtarja taftoi të gjithë shikuesit me zërin e saj. Valltarët taftuan krejtpranishmitsallë.
Sin.: taftis, habit, trondit, pataks.

TARKALIT

TARKALÍT vep., ~A, ~UR bised., kal. E bëjhumbasë mendjen, i marr mendjen dikujt, hutoj dikë. Prestidigjitatori tarkaliti të gjithë pjesëmarrësit. E tarkaliti me fjalë.
Sin.: shastis, pataks, shushas, trallis, trullos, nanuris, magjeps.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.