Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PACÉN (i, e) mb. 1. Që nuk ka ndonjë të metë trupore a mendore, që është pa cen. Njeri i pacen.
2. Që nuk ka të meta, që është i plotë e fare i padëmtuar; i pacenuar. Komplet i pacen porcelani.
3. fig. Që është pa vese, i pastër.
✱Sin.: i patëmetë, i pandonjëtëmetë, i saktë, i padëmtuar, i rregullt, i shëndoshë, sakllam, i pastër, i virtytshëm.
PËRKRÝER (i, e) mb. 1. Që është bërë pa asnjë të metë, i përsosur. Vepër (punë, pikturë) e përkryer.
2. Që s’ka asnjë të metë, shumë i mirë nga të gjitha anët. Njeri i përkryer. Bukuri e përkryer.
✱Sin.: i përsosur, mjeshtëror, i patëmetë, i paarritshëm, i paçmueshëm, i paçmuar, i jashtëzakonshëm, i mbaruar, i hollë, i shkëlqyer, i papërsëritshëm, i pakrahasueshëm, i pandonjëtëmetë, shembullor, i mrekullueshëm, i virtytshëm.
SHEMBULLÓR,~E mb. 1. Që është i përsosur e mund të shërbejë si model për të tjerët; i përkryer. Student shembullor. Kompani shembullore. Nënë shembullore. Cilësi shembullore. Sjellje (disiplinë, punë, pastërti) shembullore. Shërbim shembullor. Përfaqësim shembullor. Sillet në mënyrë shembullore.
2. Që është i rreptë, por që u vlen të tjerëve si mësim, mund t’i largojë të tjerët nga e keqja; kund. i butë. Dënim shembullor. Masa disiplinore shembullore. Gjyq shembullor.
✱Sin.: i përkryer, i përsosur, i pakrahasueshëm, i patëmetë, i mrekullueshëm, i rreptë, i ashpër, i rëndë.
ÇYRÝK,~E mb., bised. 1. Që ka një cen ose është i gjymtuar; që ka ndonjë të metë në trup; kund. sakllam, i patëmetë. Njeri çyryk. E ka dorën çyryk. I ka dhëmbët çyryk. Mbet çyryk. Të vërteta çyryke. I thotë faktet çyryke. E bëj çyryk dikë e bëj me cen, e gjymtoj. Është çyryk nga këmbët. E la sëmundja çyryk. Është çyryk nga mendtë (nga truri) është i metë nga mendja.
2. Që është i prishur, i dëmtuar a i kalbur; që nuk mban. Mur çyryk. Degë çyryke.
✱Sin.: i gjymtuar, i metë, i prishur, i kalbur.
♦ Çyryk (*i metë, sakat) nga mendja (nga trutë) (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë